Lajme Zone
Kërkoi të mos gjykohej nga GJKKO/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi të mos gjykohej nga GJKKO/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit. Kryemadhi paraqiti rekurs për të mos u gjykuar nga GJKKO dhe kërkoi nga shkalla e tretë e gjyqësorit prishje të vendimit të GJKKO për mospranimin e kërkesës së saj lidhur me shpalljen e moskompetencës lëndore nga kjo gjykatë për çështjen penale për të cilën ajo është marrë e pandehur për pastrim parash, dhe kërkon të gjykohet në Gjykatën Penale të shkallës së parë Tiranë.

Vendimi u dha këtë të martë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së. Me këtë vendim, kërkesa e Kryemadhit nuk u pranua dhe procesi gjyqësor do të vijojë sipas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme. Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen e kredive, si dhe 310 mijë euro të tjera që konsiderohen me burim të pajustifikuar.

Sipas SPAK për blerjen e apartamenteve janë marrë dy kredi, por ato janë shlyer me para në dorë, të cilat, sipas akuzës, nuk kanë burim të ligjshëm të provuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb