Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese shqyrton në një seancë plenare me dokumente kërkesën e PD për të shpallur antikushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit Endrit Shabani. PD, thotë se jo vetëm procedura parlamentare për zgjedhjen e Shabanit ka qenë antikushtetuese, por vetë Shabani ishte në papajtueshmëri me funksionin e Avokatit të Popullit. LEXO edhe...Ish-deputeti Valteri: Axhendë brenda SPAK për vrasjen politike të Veliajt, janë investuar 2 prokurorë! Citojnë Kushtetuesen për pagat, por s’e respektojnë vendimin e saj për kryebashkiakun Ankimi në Kushtetuese ishte bërë nga ana e deputetëve të PD, të cilët e kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit me 85 vota pro me 11 dhjetor. Përplasja nisi kur PD tërhoqi firmat për të gjithë kandidatët, përfshirë Endri Shabanin dhe thanë se ai nuk gëzon më mbështetjen e tyre, por pavarësisht kësaj, socialistët e kaluan në seancë plenare duke votuar me shumicë votash Endri Shabanin si Avokat të Popullit. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al PD gjykata kushtetuese endrit shabani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.1% Jo 38.9% Disi 7% Vota total: 3213 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

