Lajme Zone
Pse po flet Mirel Mërtiri i inceneratorëve?
PolitikëCNA

Pse po flet Mirel Mërtiri i inceneratorëve?

Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së inceneratorëve, Mirel Mërtiri pritet të shfaqet në një dokumentar, të regjisorit dhe producentit Frederik Fussel, që do të transmetohet në një television austriak. Sipas një postimi të bërë nga gazetarja Lindita Çela, shfaqet një video ku ai jep një USB dhe menjëherë thashethemet kanë pushtuar kryeqytetin. Skandal i ri në Shqipëri?/ Regjisori aus

Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së inceneratorëve, Mirel Mërtiri pritet të shfaqet në një dokumentar, të regjisorit dhe producentit Frederik Fussel, që do të transmetohet në një television austriak.

Sipas një postimi të bërë nga gazetarja Lindita Çela, shfaqet një video ku ai jep një USB dhe menjëherë thashethemet kanë pushtuar kryeqytetin. Skandal i ri në Shqipëri?/ Regjisori austriak me USB "bombë", politikanë dhe skema korrupsioni 23 Shtator, 15:34 Çfarë ka thënë Mirel Mërtiri? Kush janë personat që janë paguar? Nga kanë kaluar këto para? Cilët janë ndërmjetësit? A ka fatura? Për çfarë është përdorur Mirel Mërtiri?

Shumë pikëpyetje, por dhe shumë thashetheme. Dikush thotë që pagesat shkojnë në nivele më të larta tek njerëz të afërt të kryeministrit, janë paguar para për njerëzit afër Erion Veliajt, për mediat një pjesë e tyre, kjo e fundit publikuar nga CNA.

CNA është media e parë që ka raportuar pagesa zyrtare bërë për mediat nga kompanitë e inceneratorëve si dhe gjithashtu kemi zbuluar skemat e kalimit të pagesave në disa studio ligjore në emër të Stela Gugalles apo Klodian Zotos. Ekskluzive - Pagesat e inceneratorëve për mediat/ Dalin email-et e Zotos dhe Gugalles

30 Shtator, 13:11 Mirel Mërtiri ndodhet në arrati. Ai u shfaq në Syri Tv dy vite më parë në një emision, ku i pyetur nga gazetari Çim Peka, Mërtiri nuk tha asgjë. U përpoq në atë kohë të ishte mjaft i ftohtë.

Pse lind pyetja? Sepse ndoshta Mirel Mërtiri shpresonte se do të kishte mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për ta zgjidhur problemin që kishte me drejtësinë. Në fakt nuk ndodhi ashtu. Çim Peka dështon "live" me Mirel Mërtirin/ “Shpërthen” gazetari: S’të kam thirrur për sytë e bukur

19 Dhjetor, 11:58 Halli i Mirel Mërtirit me drejtësinë shkoi në SPAK, u hetua dhe ai është një nga personat që akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për aferën e landfillit të Sharrës.

Nga ana tjetër, Mirel Mërtiri shkoi në Austri së bashku me Stela Gugallen, bashkëjetuesen dhe nënën e fëmijëve të tij. Sipas të dhënave nga vetë Mirel Mërtiri, por dhe të konfirmuara zyrtarisht nga CNA, njeriu kryesor i inceneratorëve e ka humbur betejën ligjore në Austri. Pra Mërtiri po flet, pasi pritet të ekstradohet në Shqipëri. Afera me inceneratorët/ SPAK-u ia komunikon akuzat avokatit të Mirel Mërtirit

26 Mars, 13:25 Të njëjtat burime saktësuan se ai ka humbur gjyqet në të gjitha shkallët e drejtësisë austriake dhe duhet të ekstradohet. Duke parë këtë situatë dhe problematikën që mund të lindë me ekstradimin e tij dhe bashkëshortes edhe për shkak të fëmiëve, Mirel Mërtiri tashmë ka vendosur të krijojë një skemë të re.

Të dalë të bëjë një dokumentar, ndoshta për të kërkuar “pazarin” e radhës për të mos u esktraduar nga Austria. Në fakt Mërtiri është në dy kohë. Herën e parë kur doli në Syri Tv dhe nuk tha asgjë dhe tani që pretendon se ka nxjerrë një USB.

Ky duket si një shantazh ndaj qeverisë dhe drejtësisë. Një skemë e radhës për të shpëtuar lëkurën. Mirel Mërtiri po flet se çfarë do ai vetë të thotë, jo se çfarë është e vërteta dhe se çfarë duan të dinë shqiptarët. A po bëhet i penduari i drejtësisë Mirel Mërtiri?

16 Dhjetor, 11:53 Në fakt Mirel Mërtiri duhet të flasë dhe të thotë të vërtetat që di me fakte dhe dokumenta, se cila ishte skema që i dha kompanisë së tij fantazmë ende të pakrijuar 8% pikë bonus. Si bashkëpunoi me bashkinë e Tiranës dhe deri ku shkon afera e dherave? Sa % e të ardhurave ishin premtuar për zyrtarët e lartë? Kush ishin mediat e korruptuara dhe të përfshira në aferën e inceneratorëve? Si është përdorur ai për blerjen e mediave? Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët më të ngushtë? Cilat kanë qenë lidhjet me kryetarin e bashkisë së Tiranës, ministra, zyrtarë dhe deri te kryeministri?

Këto janë pyetjet të cilave duhet t’ju japë përgjigje Mirel Mërtiri përtej disa shpërthimeve të kontrolluara në mediat e huaja të cilat kërkon t’i përdorë për të shpëtuar lëkurën e vet. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.