Lajme Zone
“Kërcënime ndaj meje dhe familjes”/ Ahmetaj: Kam veshë në korridoret e Ramës
PolitikëCNA

“Kërcënime ndaj meje dhe familjes”/ Ahmetaj: Kam veshë në korridoret e Ramës

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, hodhi sot akuza p...

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, hodhi sot akuza për kërcënime ndaj tij dhe familjes.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Syri TV”, Ahmetaj tha se nuk i merr seriozisht, duke ditur që vijnë nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama. “Fillimisht qesha dhe sigurisht që nga ky është për të qeshur. Pastaj fillon dhe reflekton njeriu, se shumica e komenteve dhe mendimi i parë është: ky është i sëmurë mendor. Që nuk ka asnjë lloj problemi. Por ne të sëmurë mendor me kartelë, ndryshe nga ky që e kemi pa provë, me kartelë e kemi kryeministrin. Dhe dëmin që ai i ka bërë Shqipërisë nuk ka nevojë ta komentojmë sonte sepse e dimë ju të gjithë. Është marrë me gruan, me ish-gruan, fëmijët. Në korridoret e kreut të organizatës (Rama) këto kërcënime thuhen gati përditë. Kam veshë në korridoret e kreut të organizatës”,-tha Ahmetaj./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.