Lajme Zone
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Këngët labe ‘ndezin’ Selenicën, Gonxhja ndan pamjet nga ‘Vajzë Fest’, nuk mungon as mjeshtri Vendim Kapaj (VIDEO)


Grupi Amantia, me të cilin ministri i Kulturës ka postuar edhe foto, ka sjellë performanca të veçanta.

Ministri Blendi Gonxhja ka ndjekur nga afër “Vajzë Fest” në Selenicë të Vlorës ku sigurisht është nderuar edhe polifonia labe. Grupi Amantia, me të cilin ministri i Kulturës ka postuar edhe foto, ka sjellë performanca të veçanta. S’ka munguar as një prej artistëve të shquar të Vlorës, Nazif Çela si dhe mjeshtri i fyellit, Vendim Kapaj, meloditë e të cilit u përzgjodhën edhe për filmin hollivudian, “The Odyssey.” LEXO edhe...Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura (VIDEO) “Me grupin Amantia, në Parkun Arkeologjik të Amantias, me këngët labe; “Labëria ime, Mal o Gur i çmuar..”, “Këngët Shqiptare, Këngët e mia”, “Ismail Qemali me derte”…, me Nazif Çelën e madh dhe Vendimin e fyellit magjik, tashmë i famshëm kudo, për Vajzë Festë, edicioni IV, pranë fshatit Vajzë, Bashkia Selenicë!”, shkruan Gonxhja krah postimit. P.J/E.H/ReportTv.al VAJZA FEST selenice Vlore nazif cela Vendim Kapaj Blendi Gonxhja Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.1% Shoqëria 24.6% Social media 16.3% Vota total: 894 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?