Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar, duke pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Mësohet se është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit. LEXO edhe...Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente me djegie të rënda, të tjerët në gjendje stabël Sipas tij, në rrugën "Butrinti" kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona. Ai thotë se "kam ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre më goditi me grusht." Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. P.J/ReportTv.al Vlore sarande mateo bakalli Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.7% Shoqëria 24.2% Social media 16.1% Vota total: 945 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

