Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar tërësisht. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele. LEXO edhe...Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente me djegie të rënda, të tjerët në gjendje stabël Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët. Mesopotam Agroturizëm konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Mëngjesin e sotëm, u përfshi nga flakët edhe një hotel në Lungomaren e Vlorës. 6 persona janë lënduar, nga të cilët 5 janë dërguar në Tiranë. Dy prej tyre raportohen në gjendje të rëndë nga djegiet. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Mesopotam Agrotourism Resort sarande Vlore zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.7% Shoqëria 24.2% Social media 16.1% Vota total: 945 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
