Lihtenshtejni ka ndryshuar rregullat e trashëgimisë së fronit, duke lejuar që gratë të ngjiten në fron. Njoftimi u bë në Ditën Kombëtare të mbretërisë që ka një popullsi prej vetëm rreth 44,000 banorësh. LEXO edhe...Ministri Hasani mikpret homologen nga Lihtenshtajni: Intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes dy vendeve Sundimtari aktual i Lihtenshtejnit, Princi Hans-Adam II, ka qenë në krye të familjes së tij mbretërore që nga viti 1989. Ndryshimi i rregullave nuk do të prekë trashëgimtarin e tij, Princin e Kurorës Alois, i cili është fëmija i tij i parë. Alois ka kryer shumicën e detyrave zyrtare mbretërore gjatë dy dekadave të fundit. “Rendi i trashëgimisë po ndryshohet nga parimi i trashëgimisë mashkullore te parimi i trashëgimisë absolute sipas rendit të lindjes”, tha Shtëpia e Lihtenshtejnit në një deklaratë. “Kjo do të thotë se në të ardhmen, fëmija i parë, pavarësisht gjinisë, do të bëhet trashëgimtar i fronit dhe më vonë princeshë ose princ i Lihtenshtejnit.” Ndryshimi nuk do të ndikojë për momentin në linjën e trashëgimisë së Lihtenshtajnit, ai do të zbatohet vetëm për pasardhësit e katër fëmijëve të Princit të Kurorës Alois dhe bashkëshortes së tij, Princeshës së Kurorës Sophie. Në një deklaratë, Alois tha: “Me këtë ndryshim të ligjit, duam të sigurojmë që si Principata e Lihtenshtejnit, ashtu edhe Shtëpia Princërore, të udhëhiqen nga personi që është përgatitur më së miri për këtë përgjegjësi.” Lihtenshtajni është një vend i vogël, i rrethuar nga të gjitha anët me tokë dhe i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë. Sundimtari i tij gëzon kompetenca të gjera politike, ndryshe nga shumë prej monarkëve të tjerë në Evropë. P.J/ReportTv.al lihtenshtajn Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.6% Shoqëria 24.3% Social media 16.1% Vota total: 946 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

