Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një efektiv policie, i cili po mbush pushkën për të qëlluar me plumba gome ndaj protestuesve.
Këlliçi, krahas videos, shkruan se këto pamje flasin vetë dhe tregojnë dhunën kafshërore, e cila tregon tërbimin e kryeministrit Edi Rama dhe urdhrave të tij për gjak.
“Pamje që flasin vetë. Dhunë kafshërore që tregon tërbimin e Edi Ramës dhe urdhrave të tij për gjak”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

