Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi gjatë një prononcimi në protestën që po zhvillohet para Kryemninistrisë është shprehur se PD është në mbështetje të lëvizjes studentore.
Kauza e protestës thekson Këlliçi është largimi i Edi Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Këlliçi nënvizon se kjo protestë nuk ka lidhje as me ANTIFA-n dhe asgjë tjetër nga ato që pretendon kryeministri. “Kemi ardhur në ndihmë të studentëve. Jemi në mbështetje të lëvizjes studentore. Është e pafalshme për çdo njeri që të mos u vijë në ndihmë studentëve.
Kauza e tyre është largimi i Edi Ramës, krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dje studenti Jon Sinoimeri u akuzua publikisht nga Rama si një person i dënuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Si në rastin e Jon Sinoimerit, Edi Rama i bën këto deklarata për të intimiduar studentët. Kjo protestë nuk ka lidhje as me ANTIFA-n, as me asgjë tjetër”, tha Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

