Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pasi dyshohen për disa vjedhje të kryera.
Në pranga kanë rënë një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar, banues në Tepelenë.
Tre të arrestuarit u kapën në qendër të Patosit, teksa lëviznin me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi një tjetër sasi të lëndës narkotike. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas hetimeve, tre personat dyshohet se më 5 dhe 6 gusht kanë vjedhur dy banesa në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit. Nga banesat dyshohet se kanë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro dhe dy telefona celularë.
Gjithashtu, më 9 shtator, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kanë tentuar të vjedhin dy banesa në fshatin Zharrëz të Patosit.
Policia, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale dhe zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve ku mund të jenë përfshirë në qarqet Fier dhe Gjirokastër. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
