Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.
Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

