Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Bathore.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35 të datës 12 shtator, në rrugën “Rozafa”, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

