Lajme Zone
Pas 150 mln € në merakto dhe shkarkimit të Grosso-s, Fiorentina gjen fitoren e parë në Seria A! Mastantuono rekord (VIDEO)
SportReport TV

Pas 150 mln € në merakto dhe shkarkimit të Grosso-s, Fiorentina gjen fitoren e parë në Seria A! Mastantuono rekord (VIDEO)

Fiorentina, pas 150 milionë eurosh në merkato, ka gjetur fitoren e parë në kampionat në javën e 4 të Seria A. Vjolët përmbysën 2-4 Venezian në ndeshjen e parë me trajner të ri, ndërsa talenti Mastantuono vendosi rekord.

Duhej të vinte Paolo Vanoli që Fiorentina të rregjistronte fitoren e parë në Seria A në javën e 4-t të kampionatit. 150 milionë eurot e shpenzuara në merkato ishin kthyer në stres për klubin, që largoi trajneri Fabio Grosso dhe menjëherë fitoi 2-4 me përmbysje kundër Venezia-s. Skënën në ndeshjen e parë të javës së 4 e rrëmbeu talenti Franco Mastantuono, i cili realizoi ‘tripletë’, duke u bërë futbollisti i parë i huaj që realizon kaq gola në moshën 19 vjeç e 28 ditë. Futbollisti i huazuar nga Real Madrid fillimisht barazoi golin Adams, ndërsa brenda pak sekondash përmbysi shifrat për ‘vjolët’. Në minutën e 84 Mastantuono realizoi golin e 4-t për ekipin, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe sulmuesi Pellegrino i blerë nga Parma për më shumë se 20 milionë euro. Pas fitores trajneri Vanoli u shpreh se ‘pranoi të rikthehej pasi skuadra, me përbërjen që ka, më emocionon’. LEXO edhe...Pas 15 vitesh në Seria A doli lojtar i lirë, Elseid Hysaj drejt transferimit në kampionatin rus Share Ne.k./ReportTv.al Fiorentina Seria A Paolo Vanoli Franco Mastantuono Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6.1% Vota total: 5455 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?