Lajme Zone
Ambulanca aksidenton të moshuarin në Korçë, arrestohet shoferi i dehur
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ambulanca aksidenton të moshuarin në Korçë, arrestohet shoferi i dehur

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit. Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.

Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i ambulancës, me inicialet Ilia Qirjo, rreth 44 vjeç, ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Policia ka bërë arrestimin e tij për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet