Lajme Zone
Kaosi gjatë seancës plenare/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën nga Kuvendi! Me nga 60 ditë Nallbatin, Himçin, Mziun, Vokshin e Kason! ‘Falet’ Çapja
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kaosi gjatë seancës plenare/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën nga Kuvendi! Me nga 60 ditë Nallbatin, Himçin, Mziun, Vokshin e Kason! ‘Falet’ Çapja

Për Sali Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”.

Ditën e Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe me nga 60 ditë të 5 deputetë të tjerë demokratë, Bledion Nallbatin, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin dhe Ivi Kason. Ndërsa Klodiana Çapja, për të cilën PS kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë, 'u fal' nga Komisioni i Etikës. Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”. Për të 6 të tjerët, kërkesa e PS erdhi pasi ata ndezën flakadanë dhe hodhën sende të ndryshme drejt Këshillit të Ministrave e kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”. LEXO EDHE:Thoma Gëllçi: Premtimet për të marrë pushtetin dhe premtimet për ta mbajtur pushtetin -Satirë- Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Lajm në përditësim... R.Xh / U.D U.D Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD Kuvendi 29 tetor 2026 kuvend komisioni i etikes PS Bledion Nallbati blendi himci xhelal mziu Albana Vokshi ivi kaso Klodiana Çapja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Gjergji: 30/10/2026 11:49 Ajo bande politike qe jane gjasme parlamentar as ma pak e as me shume,ata jane sherbetor besnik te padronit Berisha e familjes se tij taman " vagabonda politik" te dhuneshem e llapaqenj.Besoj se kjo "specie politike" nuk duhet te lejohet te prishen seancat parlamentare,duhen nxjerrun jashte nga kuvendi Përgjigju agim: 30/10/2026 09:44 Kjo tregon se nuk Jeni te after te qeverisni.Qe Kur dogjen karriket,para ca vitesh dhe Tani ju duhej te mblidhni parlamentin,ose te veni prokurorine ne pune,para arrestimin e keqbersve parlamentar ose zevendsimin e prokurorve deri te gjeni ata qe bejne punen,kaq eshte Loja,edhe vandalizmin I sotem ne Tirane e ka origjinen tek sjellja e parlamentarve te PD keto 10 vitet e fundit,dhe paaftesi juaj per te vu ne pune prokurorine eficente. Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.9% Jo 41.4% Nuk e di 9.8% Vota total: 307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?