Lajme Zone
Kaos te Dinamo, presidenti Bardhi nuk kursehet dhe paralajmëron: Të largohet që nesër…
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kaos te Dinamo, presidenti Bardhi nuk kursehet dhe paralajmëron: Të largohet që nesër…

Humbja përballë Elbasanit dhe rezultatet negative të javëve të fundit kanë sjellë një reagim të fortë nga presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi. Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, numri një i bluve ka cilësuar si të papranueshme paraqitjen e skuadrës, duke u drejtuar një ultimatum të qartë si futbollistëve, ashtu edhe pjesëtarëve të stafit. Bardhi theksoi s

Humbja përballë Elbasanit dhe rezultatet negative të javëve të fundit kanë sjellë një reagim të fortë nga presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, numri një i bluve ka cilësuar si të papranueshme paraqitjen e skuadrës, duke u drejtuar një ultimatum të qartë si futbollistëve, ashtu edhe pjesëtarëve të stafit.

Bardhi theksoi se fanella e Dinamos kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore, ndërsa u kujtoi të tijve kushtet e favorshme që u ofron klubi.

Sipas tij, lojtarët janë ndër më të paguarit në kampionatin shqiptar dhe luajnë në klubin më korrekt, por në fushën e lojës nuk po i përgjigjen as besimit dhe as sakrificës së drejtuesve.

Duke nënvizuar se nuk ka më vend për justifikime, presidenti paralajmëroi se kushdo që nuk e ndien fanellën dhe nuk jep gjithçka për të duhet të largohet menjëherë që ditën e nesërme, pasi Dinamo nuk mban askënd me detyrim.

MESAZHI I PLOTË I ARDIAN BARDHIT:

“Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë. Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!” Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.