Lajme Zone
Kanosën me thikë dhe i morën paratë, një i proceduar dhe një në kërkim në Elbasan
Të tjeraEuronews Albania

Kanosën me thikë dhe i morën paratë, një i proceduar dhe një në kërkim në Elbasan

Një person është proceduar penalisht, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë kanosur me thikë një qytetar dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash.

Një person është proceduar penalisht, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë kanosur me thikë një qytetar dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash. Sipas Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Elbasanit. Hetimet nisën pas kallëzimit të të dëmtuarit, ndërsa veprimet hetimore çuan në identifikimin e dy të dyshuarve. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit të dytë të përfshirë.