Lajme Zone
“Kalojnë fëmijë”, qytetari në Durrës ngre alarmin për lidhjet elektrike
Të tjeraJOQ Albania

“Kalojnë fëmijë”, qytetari në Durrës ngre alarmin për lidhjet elektrike

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë për të denoncuar gjendjen e një kabine elektrike në qendër të qytetit, pranë Sheshit “Pranvera” dhe stacionit të autobusit të Spitallës.

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë për të denoncuar gjendjen e një kabine elektrike në qendër të qytetit, pranë Sheshit “Pranvera” dhe stacionit të autobusit të Spitallës.

Sipas tij, problemi lidhet me mënyrën e realizimit të lidhjeve elektrike, pasi telat janë lënë të ekspozuar jashtë kabinës, në një zonë ku kalojnë çdo ditë dhjetëra banorë.

“Shikoni çfarë lidhjesh bën KESH nga një kabinë elektrike, aty ku ne kalojmë 20 herë në ditë me familje”, shprehet qytetari.

Ai ngre shqetësimin se instalimet janë lënë në një gjendje të parregullt dhe se telat e ekspozuar mund të përbëjnë rrezik, veçanërisht për fëmijët dhe kalimtarët që lëvizin pranë kabinës.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të ndërhyjnë për sistemimin e instalimeve, përpara se kjo problematikë të kthehet në një incident.