Ministri i Financave, Petrit Malaj, reagoi pasditen e kësaj të enjte, disa orë pasi u kallëzua penalisht në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë dhe drejtorët e Thesarit në të gjithë vendin nga 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për bllokimin e rritjes së pagave të magjistratëve. Në postimin e tij, Malaj shpjegoi se kallëzimi është bërë sepse Ministria e Financave ka refuzuar të hapë Thesarin e shtetit pa një vendim të Kuvendit, duke theksuar se qeveria do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese më 17 shtator, kur të miratohet ligji përkatës. Ai publikoi edhe pagat që, sipas tij, kërkojnë gjyqtarët dhe prokurorët, duke deklaruar se rritja do t'i kushtonte buxhetit të shtetit 40 milionë euro shtesë çdo vit, ndërsa kërkesa për pagesat e prapambetura për periudhën 2023-2026 do të kishte një efekt financiar prej 125 milionë eurosh. LEXO EDHE:Hamdi Jupe: Një telash më shumë për Partinë Demokratike Malaj gjithashtu u bëri thirrje drejtorëve të Thesarit të vazhdojnë të zbatojnë ligjin dhe të mos intimidohen nga kallëzimi. Postimi i plotë i Ministrit Malaj: Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit! Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë. Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit. Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia. Ndërkohë unë sot dua t’u bëj me dije qytetarëve sa kushton kërkesa e kallzuesve të nderuar, sipas shkallës së pagave: Gjyqtar i Shkallës së Parë Është: 376, 381 LekëKërkohet: 567,421 Lekë Gjyqtar i Shkallës së Dytë Është: 388,927 LekëKërkohet: 586,335 Lekë Gjyqtar i Grupit të III në GJKKO Është: 659,920 LekëKërkohet: 994,877 Lekë Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu.Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro. Ndërkohë u them drejtoreve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji. Lajmi kryesor: Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave! Malaj: U zbatua ligji, rritja e kërkuar 40 mln € në vit! Rroga në GJKKO deri në 10 mijë euro U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Petrit Malaj pagat e drejtesise spak Ministria e Financave Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4025 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

