Lajme Zone
Kalaja e Rozafës, prej thesareve më të vizituara të trashëgimisë historike
PolitikëABC News Albania

Kalaja e Rozafës, prej thesareve më të vizituara të trashëgimisë historike

Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Ndërsa e cilësoi si një prej thesareve më të vizituara të trashëgimisë historike, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Rozafës e mbushur me turistë.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në muret rrethuese të kalasë dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, Kalaja përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit ilir Gent. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët.

Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative, etj. Sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre.

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë cisternat e ujit të shek. XV, katedralja e shek. XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Kalaja e Rozafës