Lajme Zone
“Ka personazhe edhe nga bota politike në faqet pornografike”/ Deklarata e ekspertes së IT-së në “Shqipëria Live”: Identifikova personazhe të tjerë shqiptarë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Ka personazhe edhe nga bota politike në faqet pornografike”/ Deklarata e ekspertes së IT-së në “Shqipëria Live”: Identifikova personazhe të tjerë shqiptarë

Ekspertja e IT-së, Denisa Kele, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku bëri një deklaratë të fortë në lidhje me videot intime të personazhe publikë.

Ekspertja e IT-së, Denisa Kele, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku bëri një deklaratë të fortë në lidhje me videot intime të personazhe publikë. Kele tha se ka hyrë te faqja në fjalë dhe ka parë se në të ka edhe video të politikanëve shqiptarë dhe i bëri thirrje policisë që të marrë masa paraprake që këto pamje mos të shpërndahen.

“Ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë e këtyre faqeve. Shpresoj shumë që policia t’i shohë dhe t’i fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar. Policia është në dijeni të kësaj faqeje. Videot janë ende të aksesueshme me pagesë dhe është shqetësuese”, tha ekspertja e IT-së.

Ndërsa duke folur për mënyrën se si u bënë publike videot intime të Adrian Hilës, Kele tha se beson se është një ‘hakerim i centralizuar’.

“Janë paisje që duken si objekte të zakonshme por që në to vendosen kamera. Këto materiale kanë qenë të regjistruara në vitin 2024. Jam futur në aplikacion dhe janë marrë nga kompani hakërimi ruse. Nëse policia do e marrë në pyetje Hilën, do të marrë vesh se ça kamere është. Unë besoj se ka të bëjë me hakerim të centralizuar, të kompanisë që i ka prodhuar këto kamera, atëherë është rastësi. Jam futur në faqen e kësaj kompanie ruse, të gjitha janë video pornograike, të bëra në zona private”, tha ekspertja e IT-së. Top Channel