Juventusi ka nisur të përshpejtojë kërkimet për një portier të ri titullar, ndërsa situata e Michele Di Gregorios po kthehet në një nga çështjet kryesore të merkatos së bardhezinjve. Porta vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha për Juventusin. Pas muajsh pasigurie, alarmi është rritur ndjeshëm pas paraqitjes së Di Gregorios në përballjen ndaj Interit (humbur 2-1), ku portieri italian pati përgjegjësi në të dy golat e pësuar, veçanërisht në të dytin. Gabimet e përsëritura gjatë muajve të fundit kanë bërë që drejtuesit e klubit të vlerësojnë seriozisht mundësinë e ndryshimit në portë. Koha, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e shkurtër dhe Juventusi duhet të marrë një vendim sa më shpejt. LEXO EDHE:Miqësorja e verës në Australi, Interi fiton 2-1 kundër Juventusit! Zhegrova luajti nga minuta e parë Në krye të listës së dëshirave vijon të jetë Guglielmo Vicario, portieri i Tottenhamit, ndërsa një tjetër emër i rëndësishëm është Zion Suzuki. Italiani 29-vjeçar dhe japonezi 23-vjeçar janë dy nga alternativat kryesore për të ardhmen e portës bardhezi. Së fundmi, në skenë ka dalë edhe një opsion tjetër, Anatoliy Trubin, portieri i Benficës, i cili po monitorohet nga drejtuesit e Juventusit. Puna për gjetjen e portierit të ri vazhdon, por gjithnjë e më shumë duket se zgjedhja përfundimtare mund të përcaktohet jo vetëm nga aspekti teknik, por edhe nga kushtet ekonomike të operacionit. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: juventus serie a Guglielmo Vicario Zion Suzuki Michele Di Gregorio Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 3995 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

