Julian Alvarez nuk është paraqitur në stërvitjen e mëngjesit të sotëm për Atletico Madridit pasi thuhet se e ka kaluar një natë të vështirë për shkak të problemeve me stomakun. Sulmuesi argjentinas nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa mungesa e tij vjen në një moment delikat, pasi e ardhmja e tij në Madrid vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas gazetarit Ruben Uria, Alvarez e ka pasur një shqetësim fizik gjatë natës, duke bërë që të mos jetë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore. Vetë Atletico Madridi ka konfirmuar se lojtari mungoi, pa dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij. LEXO edhe...VIDEO/ Real Betis fiton 0-1 në fushën e Valencias dhe ngjitet në vendin e dytë të La Ligas Mungesa e Alvarez vjen vetëm pak ditë pas barazimit 2-2 ndaj Villarrealit, ndeshje në të cilën argjentinasi u aktivizua nga stoli dhe më pas u përball me fërshëllima nga tifozët e Atletico Madridit. Pas ndeshjes, klubi vendosi që Alvarez të mos shkonte bashkë me pjesën tjetër të skuadrës për t’i përshëndetur tifozët, duke e dërguar direkt në dhomat e zhveshjes. Kjo e ka rritur edhe më shumë tensionin rreth tij. Në sfond vazhdon edhe saga e transferimit të Alvarez. Sulmuesi e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Atletico dhe Barcelona ka qenë një nga destinacionet e mundshme. Megjithatë, Atletico Madridi vazhdon të jetë kundër një transferimi te klubi katalanas dhe situata mes palëve mbetet e tensionuar. Barcelona madje ka filluar të heqë dorë gradualisht nga ideja e transferimit, ndërsa Atletico kërkon ta mbajë lojtarin ose të shqyrtojë alternativa të tjera. Klubi madrilen nuk dëshiron që argjentinasi të përforcojë rivalët e Barcelonës apo Real Madridit, duke i vendosur një shifër prej 150 milionë eurosh për këdo jashtë Spanjës që ka interes për të. Arsenali mbetet i interesuar, por Alvarez dëshiron vetëm Barcelonën. S.Dh/ReportTv.al atletico madrid arsenal julian alvarez barcelona spanje la liga Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.6% Keq 34.6% Nuk e di 12.8% Vota total: 2029 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

