37-vjeçarI nga Kamza Subi Koçi ka rënë në prangat e Policisë në Bulqizë, pasi u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas Policisë, ai ra në pranga në vazhdën e operacionit të koduar “Indicia” që u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë. Pas kontrolleve intensive në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative. Në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, u zbuluan dy parcela ku ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. LEXO edhe...FOTOT/ Kokainë e hashash brenda makaronave të gatuara, si iu zbulua porosia e drogës të dënuarit te 313-ta Gjatë ndërhyrjes, efektivët kapën në flagrancë 37 vjeçarin me inicialet S. K.,, banues në Kamëz i cili u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan, ndërsa veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/E.H/ReportTv.al Diber kamze bulqizë droge cannabis sativa Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.6% Keq 34.6% Nuk e di 12.8% Vota total: 2029 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
