Administrata Tatimore ka prezantuar aplikacionin e ri “Denonco Evazionin”, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë në mënyrë të shpejtë dhe anonime rastet e dyshuara të evazionit fiskal dhe shkeljeve tatimore. Aplikacioni është i disponueshëm në Apple Store dhe Google Play dhe, sipas Administratës Tatimore, u mundëson qytetarëve të denoncojnë në mënyrë të sigurt rastet e dyshuara të informalitetit. LEXO edhe...Gjermani/ Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar çon mbylljen e bizneseve! Numri më i lartë në 20 vite Ndër shkeljet që mund të denoncohen janë moslëshimmi i kuponit tatimor, mos deklarimi i punonjësve, refuzimi i pagesës me kartë, çmime të paafishuara, apo edhe korrupsion. Një nga veçoritë kryesore të aplikacionit është mundësia për të bërë raportime anonime, duke garantuar konfidencialitetin e qytetarëve që zgjedhin të denoncojnë shkeljet e dyshuara. Sipas Administratës Tatimore, aplikacioni synon të forcojë bashkëpunimin me qytetarët në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, si edhe të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe respektimit të detyrimeve tatimore. U.D/ReportTv.al tatimet evazion fiskal bizneset Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.6% Keq 34.6% Nuk e di 12.8% Vota total: 2029 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

