Lajme Zone
Qytetet shqiptare do të kenë për herë të parë modele 3D, nis projekti i fotografimit nga ajri i territorit të Shqipërisë
TeknologjiReport TV

Qytetet shqiptare do të kenë për herë të parë modele 3D, nis projekti i fotografimit nga ajri i territorit të Shqipërisë

Nis projekti i ri i hartëzimit të Shqipërisë, për herë të parë krijohen modele 3D të qyteteve

Për herë të parë, qytetet e Shqipërisë do të kenë modele dhe imazhe 3D të krijuara nga fotografimi ajror. Projekti ka nisur zyrtarisht nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), me synim përditësimin e Hartës Bazë të vendit. Fillimisht do të fotografohen nga ajri 680 kilometra katrorë zona urbane. Sipas ASIG, do të përdoren teknologji të avancuara që mundësojnë krijimin e imazheve dhe hartave shumë të detajuara, duke siguruar të dhëna më të sakta për territorin. LEXO edhe...Berati drejt transportit publik elektrik, hapet tenderi 276 milionë lekë për autobusë dhe stacione inteligjente Risia e projektit është përdorimi, për herë të parë, i fotografimit ajror oblik. Kjo do të bëjë të mundur krijimin e modeleve dhe imazheve 3D të qyteteve (3D City), të cilat do të ndihmojnë në planifikimin, monitorimin dhe administrimin e zonave urbane. Sipas ASIG, të dhënat e reja do të përdoren për përditësimin e Hartës Bazë të Shqipërisë, si edhe për administrimin e territorit, mjedisit, bujqësisë dhe fushave të tjera. Share U.D/ReportTv.al fotografi hartografim Fondi Shqiptar i Zhvillimit Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.6% Keq 34.6% Nuk e di 12.8% Vota total: 2029 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?