Protestuesit vazhdojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës. Pasi u larguan nga Kryeministria, ata tashmë janë pranë Bashkisë së kryeqytetit. “Ju erdhi fundi”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Parlamenti i krimit” ishin disa nga thirrjet e tyre. Me flamuj e flamingo, protestuesit vazhdojnë të marshojnë. Ndërsa, marshimin e shoqërojnë dhe me moto të ndryshme si “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Parlamenti i krimit” etj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 114 protesta
