Lajme Zone
‘Joe Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin’- Blushi reagon pas deklaratave të Ramës: Hamendësime! Kryeministri s’ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

‘Joe Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin’- Blushi reagon pas deklaratave të Ramës: Hamendësime! Kryeministri s’ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Rama për tradhti ndaj Kosovës dhe për bashkëpunim me Serbinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pasi kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga New York se SHBA dhe ish-Presidenti Joe Biden e kanë tradhtuar Hashim Thaçin dhe 3 ish-krerët e tjerë të UÇK-së, që u dënuan me 81 vite burg në total nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi ka shkruar se ka qenë kryeministri Rama që e ka tradhtuar Kosovën, pasi sipas tij, ka bashkëpunuar me Serbinë. LEXO edhe...Partia e Lirisë akuza Qeverisë: Pavarësisht premtimeve për shëndetësi falas, në spitale pacientët përballen me mungesë ilaçesh! Blushi tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ‘nuk ka lëvizur as gishtin e vogël’ për të nxitur njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete. Deklaratat e Ramës nga New York për ish-Presidentin Joe Biden dhe SHBA-të, Blushi i cilësoi si hamendësim. Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi: Tradhtia e provuar dhe “tradhtia” e hamendësuar Tradhtari i provuar i kombit, Edi Rama akuzoi SHBA dhe ish-Presidentin Biden për “tradhti” të hamendësuar ndaj krerëve të UÇK, rrjedhimisht, ndaj Kosovës. Pasi nuk mund të përsërisë më pafundësisht refrenin “Fajin e ka Saliu”, Rama duket se ka gjetur një adresë tjetër ku të transferojë tradhtinë. Ironia bëhet edhe më e madhe kur kujton qëndrimet e vetë Ramës ndaj Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, që me të njëjtën gjuhë të ashpër e cilësonte si një kërcënim për njerëzimin dhe uronte të mos fitonte kurrë. Por nëse flasim për Kosovën, tradhtia e provuar, ka emër: Edi Rama. Që kur u çlirua Kosova, armiqtë e kombit shqiptar, ndoqën një politikë shumë të mençur, duke u përpjekur ta “marrin kalanë” nga brenda me “kalin e Trojës”, Edi Rama. Lapidar mbetet konstatimi i gazetarit të mirënjohur gjerman, Michael Martens: “Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç” Faktet flasin vetë! 1. Edi Rama mbështeti me fanatizëm projektin e ndarjes së Kosovës. 2. Edi Rama emëroi Ministër të Jashtëm, një anonim, vetëm pse mbështeste publikishit ndarjen e Kosovës. 3. Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”. 4. Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës (Ramush Hajradinaj). 5. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt. 6. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President (nënkupto zhbërjen e shtetit të Kosovës). 7. Edi Rama ishte Kryeministri që u vonua më shumë nga të gjithë, për dënimin e sulmit terrorist në Banjskë dhe që nuk e dënoi aktin e rrëmbimit të policëve të Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe. 8. Edi Rama, provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë. 9. Edi Rama në 13 vite në pushtet nuk e ka përmendur kurrë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimoi pavarësinë e Kosovës. 10. Edi Rama nuk ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete. 11. Edi Rama nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij në OKB se mos mërzitej Beogradi. 12. Edi Rama emëroi në krye të SHISH, Vlora Hysenin të shkarkuar nga Albin Kurti për lidhje agjenturore me UDB-në. 13. Kllounët mediatikë që financohen nga UDB, mbështetin të gjithë Edi Ramën. 14. Edi Rama i doli në krah Serbisë për të mos I vendosur sanksione Rusisë. 15. Edi Rama nuk guxoi të shpallte non-grata ministren serbe që glorifikoi genocidin në Kosovë 16. Edi Rama i bashkohet Vuçiçit për “integrimin europian” por kurrë me Kryeministrin e Kosovës. 17. Edi Rama kërkonte uljen e Serbisë në tryezë me BE kur e gjithë Europa dënonte Serbinë për glorifikimin e kriminelit Ratko Mlladiç Faktet nuk manipulohen dot dhe as “tradhtia” nuk mund të hidhet përtej Atlantikut. Tradhtia është në Tiranë. Tradhtia ka emër. Tradhtia është Edi Rama. R.Xh/ReportTv.al Joe Biden Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci New York SHBA edi rama Partia e Lirise tedi blushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 62.2% Jo 29.6% Disi 8.2% Vota total: 98 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?