Rama me Jászai Teksa në Hungari po hapen njëra pas tjetrës dosjet e marrëdhënieve të 4iG me shtetin, Gellért Jászai po forcon pozitat në Ballkan. Në Mal të Zi, grupi që hyri përmes telefonisë celulare po kalon te Data Center-i shtetëror dhe sistemet teknologjike të organeve të rendit. E njëjta skemë ngre pikëpyetje të forta për Shqipërinë: 4iG kontrollon ONE Albania, ndërsa Jászai ka diskutuar drejtpërdrejt me Edi Ramën për Data Center, kabllon EAGLE dhe zgjerimin në sektorë të tjerë strategjikë. Gellért Jászai nuk po humbet kohë. Pikërisht kur në Hungari 4iG është futur në një prej periudhave më të trazuara të historisë së saj, grupi po përshpejton zgjerimin në Ballkan dhe po kalon nga një biznes klasik telekomunikacioni drejt infrastrukturave që prekin drejtpërdrejt shtetin.
Ajo që po ndodh në Mal të Zi është shembulli më i qartë.
Qeveria në Podgoricë synon që brenda vitit 2026 të përfjë kontratën me 4iG për ndërtimin e qendrës qendrore shtetërore të të dhënave. Projekti nuk është thjesht një investim tjetër teknologjik. Bëhet fjalë për infrastrukturën ku do të centralizohen dhe përpunohen të dhënat e administratës shtetërore malazeze.
Por Jászai ka marrë një tjetër copë të rëndësishme të infrastrukturës së Malit të Zi.
4iG është përzgjedhur për një projekt me vlerë 54.25 milionë euro për modernizimin teknologjik të organeve malazeze të zbatimit të ligjit. Paketa përfshin sistemet IT dhe të telekomunikacionit, pajisjet, instalimin, trajnimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen operacionale.
Pra, në pak vite, 4iG ka kaluar nga një operator telefoni në një kompani që po futet te Data Center-i i shtetit dhe infrastruktura teknologjike e strukturave të rendit. Telashe të reja për pronarin e “ONE Albania”: Jászai në vorbullën e skandalit të satelitëve, si e favorizoi Orbán
24 Shtator, 17:56 Dhe pikërisht mënyra se si është hapur kjo derë e bën historinë edhe më të rëndë.
Projektet lidhen me marrëveshjen ndërqeveritare të firmosur mes Hungarisë dhe Malit të Zi në korrik 2025. Sipas materialit të publikuar nga “Hungarian Conservative”, marrëveshja krijon mundësinë që pala malazeze, në fushat e mbuluara prej saj dhe kur këtë e lejon ligji vendas, të zgjedhë kompani nga një listë e përgatitur nga qeveria hungareze, pa kaluar në një procedurë klasike tenderimi të hapur.
Dhe nga kjo derë ka kaluar 4iG.
Kjo ka rëndësi edhe për një arsye tjetër: historia e Jászai-t në Mal të Zi nuk filloi me Data Center-in dhe as me sistemet e organeve të rendit. Filloi me telekomunikacionin.
4iG bleu Telenor Montenegro në vitin 2021. Operatori më pas mori emrin One Montenegro. Pasi vendosi këmbën në treg përmes telekomunikacionit, grupi u zgjerua drejt projekteve shtetërore shumë më të ndjeshme.
Është pikërisht këtu ku historia e Malit të Zi kryqëzohet fort me Shqipërinë.
Sepse Jászai ka bërë në Tiranë hapin e parë që bëri edhe në Podgoricë.
Ai ka në dorë ONE Albania.
Pas bashkimit të One Telecommunications me Albtelecom, 4iG u vendos në zemër të tregut shqiptar të telekomunikacionit. Por, ashtu si në Mal të Zi, telefonia nuk duket se është destinacioni përfundimtar.
Takimet e Jászai-t me Edi Ramën tregojnë se oreksi është shumë më i madh.
Në maj, kreu i 4iG mbërriti në Tiranë dhe u takua me kryeministrin shqiptar. Takimi nuk u njoftua nga qeveria shqiptare. Ishte vetë pala hungareze që nxori detajet e asaj që ishte diskutuar. Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG!
12 Shtator, 21:30 Dhe në tavolinë nuk ishte thjesht ecuria e ONE Albania.
Mes çështjeve të diskutuara ishin zhvillimi i Data Center-ave në Shqipëri, zgjerimi i mëtejshëm i aktivitetit të grupit dhe projekti EAGLE, kablloja nënujore që synon të lidhë Egjiptin me Shqipërinë dhe, përmes saj, me rrjetet europiane.
Pra, ndërsa sot shohim në Mal të Zi rezultatin konkret të kalimit nga One Montenegro te Data Center-i shtetëror, në Shqipëri kemi ONE Albania dhe bisedimet e Jászai-t me Ramën pikërisht për Data Center.
Kjo nuk është më një koincidencë që mund të kalojë pa ngritur pyetje.
Sidomos kur shihet se çfarë po ndodh me 4iG në vendin e saj.
Në Hungari ka nisur një kontroll i gjerë mbi marrëdhëniet e kompanisë me shtetin, kontratat dhe financimet që shoqëruan ngritjen e saj gjatë qeverisjes së Viktor Orbánit. Mes marrëveshjeve të futura nën lupë është edhe një kontratë kuadër me Ministrinë hungareze të Mbrojtjes me një vlerë që kalon 1.3 trilionë forinta. Zbulohet takimi/ Në Hungari flasin për faliment, Rama përgatit qokën e radhës për Gellért Jászai-n e “One Albania”
12 Maj, 22:29 Por goditja më e fortë për mënyrën se si u ngrit perandoria 4iG erdhi nga një njeri që e njihte sistemin nga brenda.
Vilmos Vályi-Nagy, ish-sekretar hungarez i shtetit për infokomunikacionin, ka hapur “Kutinë e Pandorës” mbi mënyrën se si 4iG u fuqizua përmes kontratave publike. Ai ka treguar se kompania merrte dijeni për projekte prokurimi përpara shpalljes së tyre dhe kishte rol në mënyrën se si ndërtoheshin konsorciumet që hynin në garë.
Vályi-Nagy ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi transformimin marramendës të 4iG dhe blerjet që e kthyen nga një kompani relativisht modeste në një gjigant të telekomunikacionit dhe teknologjisë: Digi, Antenna Hungária dhe Vodafone Hungary. Stuhia hungareze mbi ‘ONE Albania’: Gjysma e tregut shqiptar të telefonisë në duart e kompanisë nën hetim, 4iG
25 Gusht, 11:27 4iG ka reaguar ashpër ndaj tij, i ka hedhur poshtë deklaratat dhe ka njoftuar procedura ligjore.
Por ndërsa në Hungari po hapen kontratat dhe po kërkohet të zbardhet se si u ndërtua ky gjigant nën Orbánin, Jászai po ndërton me shpejtësi një terren të ri jashtë vendit.
Dhe Ballkani po kthehet në pikën kryesore të këtij zgjerimi.
Në Mal të Zi skema tashmë shihet e plotë: One Montenegro, marrëdhënie me qeverinë, marrëveshje shtetërore, Data Center dhe sistemet teknologjike të organeve të rendit.
Në Shqipëri kemi gjysmën e parë të së njëjtës histori: ONE Albania, marrëdhënien e drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe bisedimet për Data Center dhe infrastrukturë strategjike.
Prandaj çështja nuk është më vetëm se çfarë po bën 4iG me ONE Albania.
Pyetja është: çfarë do t'i japë Edi Rama, Gellért Jászai-t?
A do të marrë 4iG një Data Center në Shqipëri, siç po ndodh në Mal të Zi? Çfarë roli do të ketë në projektin EAGLE? Çfarë është diskutuar në takimet që qeveria shqiptare nuk i ka bërë publike? A ka projekte, marrëveshje apo angazhime të tjera që Jászai ka marrë nga Tirana? /Pamfletiorban gellért jászai one albania Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike BE-ja ndryshon lojën e zgjerimit, Ballkani përballë një formule të re 28 Shtator 2026, 17:0017:00Politike “Shteti kalbëzohet, këta ikin në Strasburg”, Salianji 'godet' Berishën: Paterica që mban Ramën në pushtet! 28 Shtator 2026, 15:4415:44Politike Sulmet e Ramës ndaj SPAK, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga republika e prokurorëve, por nga republika e të korruptuarve 28 Shtator 2026, 14:5414:54Politike “Radarët fiken për drogë, përgjime e vrasje”, Ina Zhupa përplaset me socialistët: Rama të japë dorëheqjen 28 Shtator 2026, 14:2714:27Politike "Partnerët ndërkombëtarë janë zhgënjyer"/ Skandali i SHISH, Bamir Topi: Rama duhet të mbante përgjegjësi politike! 28 Shtator 2026, 14:2214:22Politike "Skandali i SHISH ka shokuar FBI"/ Deputeti i PD: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina 28 Shtator 2026, 13:5713:57Politike

