Të ardhurat buxhetore në Shqipëri gjatë periudhës janar-qershor 2026 shënuan një performancë pozitive, duke tejkaluar planin me 5% dhe duke arritur në 410.6 miliardë lekë, ose 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Financave, e cila ka publikuar performancën paraprake të të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2026. LEXO edhe...Optimizëm në ekonomi, qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro (VIDEO) Ndërkohë sipas të dhënave, shpenzimet publike arritën në rreth 357.8 miliardë lekë dhe u realizuan në masën 97.4% të planit, ndërsa investimet kapitale tejkaluan fondet e planifikuara, duke reflektuar një ecuri të qëndrueshme të financave publike në gjysmën e parë të vitit 2026. Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Qershor reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Qershor 2026: Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 44.5 miliardë lekë ose 12.2 % më shumë, një realizim në masën 49.9 % të planit vjetor të mbledhjes së të ardhurave. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në shumën 260.1 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose 1.7% më shumë se plani për periudhën. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë mbledhur 17.8 miliardë lekë ose 7.3% më shumë. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në shumën 141.5 miliardë lekë, 12.9 miliardë lekë ose 10% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e gjashtërmujorit, të ardhurat e mbledhura janë 6.3 miliardë lekë ose 4.6% më shumë. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 41.6 miliardë lekë, 8.4 miliardë lekë ose 25.4% më shumë se gjashtëmujori 2025, dhe me realizim në shumën prej 6.3 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se plani për gjashtëmujorin e vitit 2026. Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Qershor 2026 janë në shumën 7.9 miliardë lekë. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 31.1 miliardë lekë, një realizim në masën 85.2% të planit për gjashtëmujorin 2026. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në shumën 47.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 16.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe 6.3 miliardë lekë ose 15.4% më shumë se plani për gjashtëmujorin 2026. Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në shumën 21.3 miliardë lekë ose me realizim në masën 95.6% të planit të periudhës. Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në shumën 99.2 miliardë lekë, 11.6 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se gjashtëmujori 2025, si dhe me realizim prej 102.8% të planit të periudhës. Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Qershor 2026, u realizuan në vlerën 118.6 miliardë lekë, 4.9 miliardë lekë ose 4.3% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025. Realizimi i planit ishte në nivelin 98.5% e planit të periudhës. Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë 79.1 miliardë lekë, 3.2 miliardë lekë ose 4.2% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe realizim me 98.7% e planit për periudhën gjashtëmujore 2026. Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë realizuar në shumën 33.6 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 4.6% më shumë se gjashtëmujori i vitit 2025, si dhe realizim në shumën 492 milionë lekë ose 98.6% të planit për gjashtëmujorin 2026. Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në shumën 923 milionë lekë, një realizim prej 84.8 % kundrejt planit të gjashtëmujorit 2026. Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Qershor 2026, janë në vlerën 5 miliardë lekë, 463 milionë lekë ose 10.3% më shumë se periudha gjashtëmujore e viti 2025, si dhe realizim prej 96.2% kundrejt planit të gjashtëmujorit 2026. Shpenzimet: Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 357.8 miliardë lekë me një realizim në masën 97.4% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.5% më i lartë ose rreth 24.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale, për periudhën 6 mujore të vitit 2026, rezultuan në 36.8 miliardë lekë, 103.8% në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.2% më i lartë ose rreth 3.4 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente, për periudhën 6 mujore të vitit 2026, rezultuan në rreth 321.1 miliardë lekë, ose me një realizim në masën 97.4% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.2% më i lartë ose rreth 21.4 miliardë lekë më shumë. R.Xh/ReportTv.al Ministria e Financave te ardhurat shpenzime ekonomia Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.6% Vota total: 3937 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
