Kreu i PD dhe i opozitës, Sali Berisha nuk po flet më për ‘vizitën e suksesshme në SHBA’, dhe mbi të gjitha nuk po deklarohet më se ai nuk ka qenë non grata, por vetëm i është refuzuar viza për disa kohë! Për çështje proceduriale, siç ka deklaruar menjëherë pas kthimit nga Amerika! Bashkë me Berishën kanë heshtur edhe mbështetësit e tij në kupolën e PD, por dhe panelistët që nuk rreshtnin së deklaruari se Berisha nuk është non grata dhe se vizita në SHBA kishte hapur rrugën për ardhjen e PD dhe opozitës në pushtet, pasi sipas tyre, ishte hapur ‘kodi’ i mbështetjes amerikane për kreun demokrat. Pavarësisht se Berisha, që nga viti 2021 vijon të jetë non grata! LEXO edhe...'Saliu i vrau një nga një' Avokati i Haklajve flet për dosjen 'Tropoja' në Report TV: SPAK po e përjashton Berishën nga përgjegjësia! Nga 24 dëshmitarë pyeti vetëm 4 Berisha dhe mbështetësit e tij tashmë kanë nisur të hallakatën nëpër kauza të tjera, duke filluar nga nxirja e Shqipërisë në kryeqendrat evropiane, teksa e ka cilësuar ‘narkoshtet’ dhe që nuk plotëson kushtet për anëtarësimin në BE, tek sulmet ‘poshtë brezit’ ndaj deputetëve të PS, e deri tek ish kreu i SPAK, Altin Dumani, ‘targeti’ tashmë i konsoliduar i tij pas ‘armikut’ Edi Rama, i cili paradite ‘kryqëzohet’ nga Berisha ndërsa pasdite vlerësohet nga mbështetësit e tij për hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë! Diabolizëm i gjallë ky, por gjithçka pritet nga Berisha! Heshtja që ka mbuluar PD në lidhje me mbështetjen amerikane të marrë gjatë vitës së Berishës në SHBA, përmes një vize të kufizuar 7 ditore për të marrë pjesë edhe në konventën republikane, ka ardhur pikërisht në momentin e mbërritjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Erik Wendt, dhe më konkretisht në momentin kur lideri demokrat ka mësuar faktin se nuk është pjesë e axhendës së takimeve të kortezisë që ambasadori zhvilloi me zyrtarët më të lartë dhe politikën në vend. Mbi të gjitha, heshtja ka qënë më e rëndë akoma në radhët e PD, pikërisht në momentin kur Berisha ka mësuar dhe e ka pranuar publikisht se, nuk do të jetë në listën e të ftuarve në ceremoninë që organizohej në ambasadë për fillimin e mandatit të ambasadorit të ri. Kreu i PD ka shpenzuar mbi 10 milionë dollarë për të lobuar në SHBA që t’i hiqej ‘non grata’ atij dhe familjes biologjike, shpallja e të cilës është bërë nga DASH që në vitin 2021 dhe që vijon të qëndrojë pa lëvizur asnjë ‘milimetër’ në faqen e DASH edhe sot e kësaj dite! Nuk po hyjmë në detaje për të pyetur sërish se ku i gjeti Berisha këto miliona dollarë për t’i përdorur në këtë lobim, me këto është detyrë e SPAK të merret. Nëse ka kohë dhe nëse ka këllqe, të kuptohemi! Ne po flasim për miliona dollarë të hedhura nga Berisha për lobim, para të shkuara dëm në fund të herës! Pasi, pavarësisht përpjekjeve për të ndikuar sadopak tek administrata amerikane që të hiqej sanksionimi familjarisht, pavarësisht vajtje-ardhjeve në SHBA të emisarëve të Berishës për këtë qëllim, deri më tani nuk ka dhënë asnjë efekt! Dhe ajo që është më e ‘dhimbshme’, është se miliona dollarët e hedhur për të hequr ‘non gratën’ nga SHBA u katandisën në një vizë vajtje-ardhje të kufizuar në Amerikë. Pra një ‘biletë e florinjtë’ për Berishën, i cili vërtetë shkeli tokën amerikane pas pesë vitesh bllokim, por vijon të qëndrojë sërish non grata, pavarësisht milionave të hedhura andej këndej! Ndonëse u mundua ta ‘shesë’ si një arritje këtë udhëtim ‘inkonjito’ përtej Atlantikut, madje guxoi të deklaronte pas kthimit për publikun shqiptar se, në SHBA kishte marrë mbështetjen e qeverisë amerikane për të rrëzuar Ramën nga pushteti, ishte ambasadori i ri, Eric Wendt ai që me një ‘lëvizje’ ia zeroi lobimin miliona dollarësh në SHBA, por dhe të gjithë skemën e ngritur për të treguar se ishte hapur rruga nga SHBA për PD dhe opozitën drejt pushtetit. Një lëvizje bëri ambasadori i ri për të treguar se Berisha vijon të mbetet i padëshirueshëm në SHBA familjarisht, pra non grata funksional, pasi nuk e takoi fare në turin njohës me liderët zyrtarë dhe politikë në vend, dhe mbi të gjitha nuk e ftoi as në ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë, në nder të tij! Refuzimi ishte i qartë për Berishën, si lider i opozitës, i cili zgjodhi që ditën e ceremonisë të sajonte një takim në Korçë! Për t’u arratisur’ sa më larg Tiranës dhe për të mos qënë në qendër të vëmendjes së medias!Pas refuzimit të ambasadorit për ta ftuar në ceremoninë e organizuar në ambasadën amerikane në Tiranë, mbetet për t’u parë se si do ta justifikojë Berisha para mbështetësve të vet deklaratën pas kthimit nga vizita në SHBA se ai nuk ka qënë kurrë ‘non grata’ por thjeshtë i është ndaluar përkohësisht viza! Aq më tepër që non grata vijon të jetë prezente në mënyrë publike në faqen e DASH dhe gjithkush që është i interesuar ta shohë, mund ta gjejë! Me sa duket Berisha po tenton të gjejë një zgjidhje për të shmangur debatin për vijimin e ‘non gratës’ edhe në mes të Tiranës, ku ambasadori i ri vazhdon ta trajtojë si të padëshirueshëm dhe non grata funksional kreun e PD, përmes shmangies së kontakteve me të, të paktën deri më tani. Kështu, të enjten e kësaj jave, më 8 tetor, Berisha ka paralajmëruar një protesë, sipas tij, kombëtare, pikërisht ditën e seancës parlamentare, ku pritet të miratohen ndryshimet e reja në hartën e bashkive në vend, teksa drafti përmban shkrirjen e 15 bashkive! Me këtë protestë, Berisha tenton fillimisht të tejkalojë situatën e refuzimit të ambasadorit të ri për pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar në ambasadën amerikane në Tiranë, dhe në radhë të dytë tenton verifikimin e mbështetjes që i ka mbetur në këtë situatë të vështirë për opozitën! Jo se detyrimisht çdo lloj mbështetjeje në protestë mund t’i përkthehet opozitës në bilanc fitoreje elektorale, por ama, Berisha me këtë rast ‘me një gur vret dy zogj’, edhe tregon se opozita, me kutin e tij, është ‘gjallë’, e për më tepër që tejkalimi në numra, nxjerr jashtë loje këtë protestën që ka mbi tre muaj që zhvillohet në bulevardin kryesor të Tiranës, e cila është katandisur tashmë copë copë pasi mungon axhenda dhe lidershipi, si dhe është në dorë të njerëzve të dhunshëm! Kreu i PD do të tentojë të tregojë para mbështetësve të vet sidomos se, edhe protestën e mban ai gjallë, nëse më 8 tetor numrat tregojnë se është shumëfishi i ‘revolucionit’ të përnatshëm përballë kryeministrisë! Për më tepër që nuk e quan ofezë as faktin se mund të krahasohet kjo protestë me foltoret e tij, sikurse është katandisur! Mjafton të quhet e tija dhe kaq! Gjithsesi Berisha është më i qartë se kurrë se zgjedhjet e përgjithshme për pushtetin vendor që zhvillohen në maj të vitit të ardhshëm i ka të humbura thellë! Me Reformë të re territoriale apo pa reformë, me 61 bashki apo me 46 bashki, rezultatin e di që do të jetë i njejtë! Të gjitha këto ‘piruetat’, në vend apo dhe gjatë lëvizjeve të tij në Bruksel, Strasburg e gjetkë për të nxirë Shqipërinë në sytë e botës, i bën thjeshtë e vetëm për të ngritur alibinë e humbjes së radhës përballë Edi Ramës! Zgjedhjet erdhën, pavarësisht se Berisha bën sikur nuk e ka mendjen! Nuk janë larg as zgjedhjet parlamentare të vitit 2029, ku falë dhe integrimit të Shqipërisë në BE, PS dhe Edi Rama e kanë të sigurtë mandatin e pestë qeverisës radhazi! Duke thyer të gjitha rekordet! Por dhe Berisha ‘thyen’ rekorde nga ana e tij, atë të humbjes së të gjitha garave elektorale që nga viti 2013 përballë Ramës! Pasi me të kryetar PD, opozita jo vetëm nuk vjen kurrë në pushtet, por humbet më thellë se zgjedhjet paraardhëse! Ka dhënë prova për këtë, çdo palë zgjedhje, opozita del me 250-300 mijë vota minus,. Këtu do jemi dëshmitarë të gjithë! A.C/ReportTv.al jakin marena sali berisha PD SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.8% Nuk e di 6.8% Vota total: 2416 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

