Mbrëmjen e sotme u zhvilluan katër përballje të vlefshme për Ligën A, duke regjistruar në total 16 gola të shënuar.
Vëmendjen kryesore e mori fitorja e thellë e Belgjikës në shtëpi ndaj Italisë me rezultatin 4-1. Ndonëse të kaltrit kaluan të parët në avantazh me Espositon në minutën e 11-të, belgët reaguan duke shënuar katër herë me anë të De Kuiper, Ngoi, Doku dhe Moreira.
Anglia i ka dhënë fund ecurisë pa humbje të Spanjës, duke i shkaktuar të parën pikërisht në Madrid, 3-2. “Tre Luanët” shënuan tri herë, përmes Kane, Konsa dhe White, ndërsa kampionët e Botës tentuan të futeshin në lojë përmes Oyarzabal dhe Williams. Megjithatë, "Furia e Kuqe" nuk ia doli të shpëtojë nga humbja. Ndërkohë, Kroacia siguroi një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Çekisë, me golin vendimtar të shënuar nga Majer në minutat e fundit të takimit.
Po me të njëjtin rezultat 2-1 triumfoi edhe Franca përballë Turqisë, e ndihmuar nga një autogol i Topçu dhe realizimi i Kroupi. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

