Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Italia dhe Mali i Zi ndërhynë në akcizën e naftës që të ndihmonin qytetarët”/ Gent Progni: Kur qeveria do, gjen mekanizma, por është çështje prioritetesh


Aktivisti dhe eksperti i IT Gent Progni, ka sjellë sërish në vëmendje në fjalën e tij nga protesta e 90 atë që po ndodh me çmimin e karburanteve në vend.

Aktivisti dhe eksperti i IT Gent Progni, ka sjellë sërish në vëmendje në fjalën e tij nga protesta e 90 atë që po ndodh me çmimin e karburanteve në vend. Ai ka kritikuar qeverinë që nuk ka ndërhyrë në akcizën e naftës, në mënyrë që të ndihmojë qytetarët, ndërsa ka sjellë në vëmendje veprimet e marra nga qeveritë e Malit të Zi dhe Italisë. “Si është të kesh një qeveri që mendon për qytetarët? Mali i zi, Italia etj ndërhynë për çmimin e karburanteve. Po Shqipëria? Një vend ku qytetari ka shumë pak fuqi ekonomike se qytetari italian vijon t’ia lërë barrën qytetarëve.

Kur ritet nafta nuk shtrenjtohet vetëm karburanti i makinës, por ushqimi, transporti dhe bujqësia. Mos na thoni shteti nuk ka çfarë të bëjë. Italia tregon se mund të ndërhyhet te akcisza, edhe Mali i Zi po ashtu. Në Shqipëri akciza vijon të aplikohet e plotë, kjo është çështje prioritetesh. Kur qeveria do gjen mekanizma”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb