Një shpërthim masiv ndodhi pak jashtë Colleferro-s, në provincën e Romës, në Itali. Sipas mediave italiane, shpërthimi ndodhi në një fabrikë aty pranë (më parë Simmel, tani në pronësi të Knds Ammo Italy). Ish-fabrika Simmel Difesa, tani është pjesë e grupit Knds Ammo Italy, që prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore. LEXO EDHE:Itali/ Gjetën 86 mijë euro të fshehura në një dollap të hedhur në rrugë, pronari dhe dy gratë ndajnë 'thesarin' Incidenti thuhet se e ka zanafillën në repartin e "shtypjes së barutit". Zjarri filloi nga një ngjeshës, një makinë që përdoret për të shtypur barutin. Temperaturat e larta dhe era më pas kontribuan në zgjerimin e perimetrit të flakëve, të cilat çuan më pas në shpërthim. Zjarrfikësit dhe karabinierët po përpiqen të afrohen për të kontrolluar nëse ka të lënduar apo viktima, por flakët janë ende shumë të fuqishme, duke pamundësuar hetimet. Punëtorët e uzinës janë numëruar dhe nuk raportohen të zhdukur. Ndërkohë, trafiku në rrugët përreth është bllokuar për të parandaluar çdo rrezik. Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për shuarjen e flakëve. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: municion luftarak shperthim rome Colleferro itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.2% Jo 51.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4430 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
