Itali- Pas dy ditësh kërkimesh, të martën në Bitonto të Puglias, një biletë lotarie me vlerë 1 milion euro, e cila ishte hedhur aksidentalisht, u gjet mes një sasie të madhe mbeturinash. Personi anonim që e kishte luajtur, e kishte hedhur te dyqani i duhanit pasi kishte lexuar "jo e pagueshme" në makinën shitëse që e përpunoi. Ky është mesazhi që shfaqet kur çmimi i fituar është shumë i lartë për t'u paguar nga dyqani i lotarisë, por blerësi mendonte se ishte një biletë humbëse, si shumë të tjerat që luante rregullisht. LEXO edhe...Romë/ Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit, policia italiane arreston autorin brenda pak minutash Historia u rrëfye nga Roberto Toscano, president i Sanb, kompanisë që merret me mbledhjen dhe transportin e mbeturinave në Bitonto. Ai tha se sapo u kthye në shtëpi, një anëtar i familjes së personit që kishte blerë biletën i tha se ato numra, një sekuencë numrash simbolikë që luanin gjithmonë, ishin fituesit. Megjithatë, kur u kthyen te dyqani i duhanit, koshi i mbeturinave ishte zbrazur tashmë dhe qeset e mbeturinave ishin mbledhur nga një kamion plehrash i Sanb. Toscano tha se njerëzit që kishin humbur biletën e tyre kontaktuan kompaninë dhe shpejt punëtorët arritën të identifikonin kamionin e duhur dhe ta ndalonin atë përpara se të shkarkonte përmbajtjen e tij në kompaktues, makina që shtyp mbeturinat para se të hidheshin. "Për fat të mirë ishte e diel," tha Toscano për TGCOM24 , "përndryshe ngarkesa do të kishte përfunduar tashmë në vendin e përpunimit. Pasi e gjetëm kompaktuesin, e izoluam dhe e vumë nën roje të armatosura." Toscano tha se më pas u kryen procedura të ndryshme administrative për të nxjerrë mbeturinat dhe se kamioni u shoqërua në një objekt, ku filloi kërkimi për kuponin midis gjashtë tonëve mbeturina. Pas shumë orësh pune, një nga operatorët e Sanb më në fund e gjeti biletën. Toscano përshkroi gëzimin e punëtorëve dhe të fituesit. Kostoja e operacionit të rikuperimit, shpjegoi Toscano, do t'i ngarkohet fituesit, i cili më parë kishte nënshkruar një deklaratë duke premtuar të mbulonte kostot shtesë. R.Xh/ReportTv.al itali Puglia bilete lotarie Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6139 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
