Lajme Zone
Ishte në takim me Mbretin Charles, hajdutët bastisin apartamentin e Ernest Simonit; meraku i vetëm i kardinalit
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ishte në takim me Mbretin Charles, hajdutët bastisin apartamentin e Ernest Simonit; meraku i vetëm i kardinalit

Ngjarja ndodhi në apartamentin e Kuries në Piazza Duomo, ku kardinali 97-vjeçar jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni.

Ernest Simoni Hajdutët çanë një pjesë të murit dhe hapën derën e blinduar të apartamentit ku jeton kardinali shqiptar. Ernest Simoni ndodhej në Britani, ndërsa reagimi i tij pasi mësoi për grabitjen ishte i pazakontë: pyeti fillimisht nëse ishin dëmtuar statujat fetare që mbante në dhomë. Banesa e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në qendër të Firences është grabitur, ndërsa autorët kanë marrë para, sende ari dhe objekte të tjera me vlerë, me një dëm që vlerësohet në rreth 30 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e Kuries në Piazza Duomo, ku kardinali 97-vjeçar jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni.

Hajdutët duket se kishin shkuar të përgatitur. Ata çanë një pjesë të murit duke përdorur dalta dhe më pas arritën të hapnin derën e blinduar. Dy nga mjetet e përdorura u gjetën të braktisura në shkallët e ndërtesës.

Pasi hynë në apartament, autorët kontrolluan dollapët, valixhet dhe pjesë të tjera të banesës. Mes sendeve të vjedhura janë para të gatshme, bizhuteri dhe objekte ari, medalje, një vulë prej ari, si dhe leja e qëndrimit e kardinalit.

Në momentin e grabitjes, Ernest Simoni nuk ndodhej në Firence. Ai ishte në Britani, ku kishte zhvilluar një takim me Mbretin Charles III. Edhe nipi i tij dhe bashkëshortja e këtij të fundit kishin dalë nga banesa rreth orës 13:00 për të shkuar në restorantin e tyre. Kur u kthyen rreth orës 23:00, gjetën apartamentin të kontrolluar nga hajdutët dhe derën e dëmtuar.

“Jemi të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Ndiheshim të sigurt”, tha Tonin Simoni, duke ngritur dyshimin se autorët mund të kishin vëzhguar lëvizjet e familjes dhe të dinin se në banesë nuk ndodhej askush.

Por reagimi i kardinalit Ernest Simoni pasi u njoftua për grabitjen ishte krejt tjetër. Shqetësimi i tij i parë nuk lidhej me paratë apo sendet me vlerë.

“Gjëja e parë që pyeti ishte nëse hajdutët kishin dëmtuar statujat fetare që ndodheshin në dhomën e tij”, tregoi nipi i kardinalit.

Simoni pyeti konkretisht për statujat e Zojës së Medjugorjes dhe Padre Pios. Pasi nipi e siguroi se ato nuk ishin prekur dhe ndodheshin në vendin e tyre, kardinali u përgjigj shkurt: “Atëherë, pak rëndësi ka”.

Karabinierët dhe ekspertët e hetimit shkencor kanë kryer këqyrjen e apartamentit dhe po kërkojnë gjurmë që mund të çojnë tek autorët. Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të shumta të sigurisë në zonën e Piazza Duomo, për të rindërtuar lëvizjet e personave që kryen grabitjen.

Ernest Simoni, një nga figurat më të njohura të Kishës Katolike shqiptare, kaloi vite të gjata në burgje dhe në punë të detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Papa Françesku e emëroi kardinal në vitin 2016.ernest simoni kardinal Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zhduku 1 mln euro verë nga vila e tij, lihet në burg kushëriri i Ergys Agasit; dosja i kalon SPAK-ut 18 Shtator 2026, 13:5013:50Kronike U rrëzua në një lokal në Shkodër, 25-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës 18 Shtator 2026, 13:1513:15Kronike Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, arrestohet në Peshkopi Gëzim Dani; pritet ekstradimi në Itali 18 Shtator 2026, 11:4611:46Kronike Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje dhe drogë, arrestohen në Itali dy shqiptarë; pritet ekstradimi 18 Shtator 2026, 11:3711:37Kronike 50 mln euro kokainë, goditet banda shqiptare që frymëzoi serialin spanjoll; manovra për të humbur gjurmët 18 Shtator 2026, 07:3407:34Kronike Video/ Nga goditja me thikë në berberhane te sherri, publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë 17 Shtator 2026, 21:4021:40Kronike