Metoda e parë që përdoret për vlerësimin e automjetit është ajo e vlerës së transaksionit, e cila bazohet në dokumentacionin përkatës të paraqitur, përfshirë faturën dhe konfirmimin bankar... Administrata Doganore ka reaguar lidhur me manualin e ri për procedurën e vlerësimit gjatë zhdoganimit të automjeteve, duke sqaruar se ndryshimet synojnë përcaktimin e një vlere sa më reale, të drejtë dhe objektive. Sipas sqarimit të Administratës Doganore, ka dy mënyra për përcaktimin e vlerës së doganës për automjetet.
Metoda e parë që përdoret për vlerësimin e automjetit është ajo e vlerës së transaksionit, e cila bazohet në dokumentacionin përkatës të paraqitur, përfshirë faturën dhe konfirmimin bankar.
Administrata Doganore sqaron se vetëm në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e vlerës së transaksionit si dhe metodat e tjera të vlerësimit, sipas rendit të përcaktuar 1–5, Administrata Doganore i referohet çmimeve reale të publikuara online. Vlen të theksohet se për caktimin e çmimit do të përdoren burime dhe buletine të specializuara, të përcaktuara në manualin e ri. Gjithashtu, një prej risive të procedurës është përfshirja e kilometrave të përshkuara nga automjeti si një prej elementeve që merren në konsideratë gjatë përcaktimit të vlerës së tij. Kilometrazhi do të vlerësohet së bashku me të dhënat dhe karakteristikat e tjera teknike të automjetit. Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, si do të llogaritet vlera dhe sa mund të paguajnë qytetarët
17 Shtator, 20:00 Në manual përcaktohet se, në rastet kur transaksioni nuk pranohet dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi për zhdoganimin e automjeteve bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., të cilat pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.
Për autoveturat, vlera në tabelën “Quattroroute” përcaktohet duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Sipas manualit, në këto raste vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të përcaktuar në tabelë.
Edhe kur për një autoveturë të caktuar nuk gjenden të dhëna në buletin, vlerësimi bëhet duke marrë si referencë modelin dhe cilindratën më të afërt. Edhe në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të publikuar në buletin.
Për kamionçinat, furgonët dhe kamionët, referencë janë publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke marrë në konsideratë markën, modelin dhe vitin e prodhimit. Vlera doganore, sipas manualit, nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjetur në tabelë.
Pragjet minimale për autoveturat
Manuali përcakton gjithashtu vlera minimale për automjetet me vit prodhimi përpara vitit të fundit të publikuar në buletin.
Për autoveturat deri në 1,400 cc, vlera nuk mund të llogaritet më pak se 130 mijë lekë. Për ato mbi 1,400 deri në 1,900 cc, pragu është 200 mijë lekë, ndërsa për automjetet mbi 1,900 deri në 2,500 cc është 325 mijë lekë.
Për autoveturat mbi 2,500 deri në 3,000 cc, vlera minimale është 400 mijë lekë; për ato mbi 3,000 deri në 4,500 cc, 500 mijë lekë; ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4,500 cc, vlera nuk mund të jetë më e ulët se 800 mijë lekë.
Pragjet për kamionçinat, furgonët dhe kamionët
Për kamionçinat, furgonët dhe kamionët deri në 1.5 tonë, vlera minimale e përcaktuar është 400 mijë lekë, ndërsa për mjetet nga 1.5 deri në 3.5 tonë është 600 mijë lekë.
Për mjetet nga 3.5 deri në 10 tonë, vlera nuk mund të jetë më e ulët se 850 mijë lekë, ndërsa për ato nga 10 deri në 15 tonë pragu është 1 milion lekë. Për automjetet mbi 15 tonë, vlera minimale përcaktohet në 1.2 milionë lekë.
Administrata Doganore sqaron se qëllimi i këtyre rregullave të reja është që vlerësimi doganor të pasqyrojë sa më saktë vlerën reale dhe karakteristikat konkrete të automjetit në momentin kur kryhet zhdoganimi.dogana Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Gati gjysma shqiptarë mezi mbyll muajin/ Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike 18 Shtator 2026, 07:3307:33Ekonomi Euro në pikë kritike, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot 18 Shtator 2026, 07:1807:18Ekonomi Më e keqja s’ka ardhur akoma, çmimi i naftës do të rritet sërish! 17 Shtator 2026, 22:3222:32Ekonomi Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, si do të llogaritet vlera dhe sa mund të paguajnë qytetarët 17 Shtator 2026, 19:5619:56Ekonomi Aeroporti i Vlorës rindez përplasjen Rama-Pacolli, kush fitoi në Arbitrazhin e Londrës? 17 Shtator 2026, 17:4117:41Ekonomi Alarm për karburantet në Evropë, sulmi ndaj tubacionit saudit trondit tregun; priten rritje çmimesh për produktet ushqimore 17 Shtator 2026, 13:1413:14Ekonomi

