Lajme Zone
Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ishte duke punuar, 44-vjeçari bien nga soleta e një objekti në Sarandë! Niset drejt Traumës (VIDEO)

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në zonën torakale të shtyllës kurrizore, me pasojë paralizën e këmbëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës. Sipas burimeve, Besnik Lika, banues në Sarandë, dyshohet se ka rënë nga soleta e një objekti në ndërtim. LEXO edhe...Zjarr i madh në Llaman të Himarës, 5 zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO) Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në zonën torakale të shtyllës kurrizore, me pasojë paralizën e këmbëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Për shkak të dëmtimeve serioze, është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. R.Xh/E.H/ReportTv.al sarande plagosje Besnik Lika Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19.1% Disi! 3.2% Vota total: 4535 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?