Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit anglez Kevin Keegan. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, shtatë javë pasi ai bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në stadin e katërt. Keegan ishte një nga futbollistët më të dekoruar në historinë e futbollit anglez. Gjatë karrierës së tij luajti për Scunthorpe United, Liverpool, Hamburg, Southampton dhe Newcastle United. LEXO edhe...Andrew Burnham është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe! Starmer mban fjalimin e fundit: Puna ime ka përfunduar, të qëndrojmë të bashkuar në krah të Kievit! Pas tërheqjes nga futbolli, ai drejtoi Newcastle United, Fulham, kombëtaren e Anglisë dhe Manchester City. Në një deklaratë të publikuar të hënë, familja bëri të ditur se Keegan ndërroi jetë i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij. "Kevin, fitues i dy Topave të Artë, ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh shumë i dashur. Familja dëshiron të falënderojë ekipin mjekësor për mbështetjen e jashtëzakonshme. Ky është një moment shumë i vështirë dhe kërkojmë privatësi", thuhet në deklaratë. Edhe Newcastle United reagoi pas lajmit, duke e cilësuar Keeganin si "një nga figurat më ikonike, më me ndikim dhe më të dashura në historinë e klubit". "Kevin ishte më shumë se një futbollist dhe trajner legjendar. Ai ishte zemra e Newcastle United për breza të tërë tifozësh. Ndikimi i tij nuk do të matet me ndeshje apo rezultate, por me kujtimet që krijoi dhe frymëzimin që u dha brezave të tifozëve në mbarë botën", thuhet në reagimin e klubit. U.D/ReportTv.al Kevin Keegan Britani e Madhe futboll Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66% I gabuar 25.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 1122 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

