Instituti I Statistikave kërkon para shtesë me prioritet për të bërë të mundur realizimin e CENS-it të bujqësisë, në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i këtij procesi gjatë vitit të ardhshëm, pas shtyrjes përsëri këtë vit. Në komisionin e Nismave Qytetare, drejtuesja e INSTAT, Lantona Sado tha se shtesa në buxhet për realizimin e censit të bujqësisë në vjeshtën e ardhshme është emergjencë. "Në lidhje me CENSI-in e bujqësisë kemi kryer disa detyra kryesore, por 2027-ta duhet të na gjej të aktivizuar, duke bërë investime në teknologjike, mjetet teknike për cens-in dhe në tetor duhet të kemi rekrutuar punonjës. 25 milionë lekë për staf shtesë, investimet në infrastrukturë 35 milionë lekë. Dua të theksoj se koha e alokimit të fondeve është vendimtare për realizimin e CENS-it pasi proceduat e prokurimeve dhe rekrutimi i stafeve kërkojnë kohë. Kërkesa jonë 2.3 miliardë lekë buxhet, INSTAT do ti jepen 1.8 miliardë lekë, ka një diferencë e paplotësuar prej 530 milionë lekë. Për censin kemi planifikuar për 2027-ën, afro 736 milionë lekë”, tha drejtoresha e INSTAT. LEXO EDHE:Buxheti/ Pirdeni kërkon 152 punonjës për ministrinë e sapokrijuar të Administratës Publike: Kyçe për negociatat! ‘Financat’ dhe Kuvendi: Ju mbështesim (VIDEO) Sado tha se për shkak të vonesave në miratimin e ligjit dhe në financimin e nevojshëm për këtë proces, nuk u realizua në censi këtë vit. “Një pjesë e procedurave të prokurimeve që ishte projektuar, edhe pse arritëm të shkonim deri në fund, e anuluam, pasi çdo investim që ne bënim ishte i lidhur me miratimin e ligjit për censin por edhe me sigurimin e fondeve”, tha Sado. Këtyre kërkesave iu përgjigj pjesërisht pozitivisht Ministria e Financave. “Projekti për investimet teknologjike për cens nga MF është parashikuar 40 milionë lekë. nga INSTAT ka kërkuar 736 milionë lekë, nga ana jonë është vlerësuar dhe shtuar në buxhet një vlerë prej 440 milionë lekë. duke vlerësuar që gjatë vitit do të shikohet se si do të zhvillohet ky proces mbetemi të hapur që përmes akteve normative të akomodohen shpenzimet e tjera”, tha Vilma Çausholli nga Ministria e Financave ”, tha Sado. INSTAT kërkoi gjithashtu edhe financim për 11 pozicione të reja pune në institucion. “INSTAT kërkon 11 pozicione shtesë për staf për të plotësuar detyrimet për prodhimin e statistikave të pavarura por edhe për integrimin. Aktualisht kemi 24 vende vakante, por kemi hapur 5 thirrje të tjera”, tha Sado. Censi i bujqësisë pritej të realizohej këtë vjeshtë por është shtyrë për në vitin 2027. Censi i fundit për bujqësinë është bërë në vitin 2012, dhe që prej vitit 2022 kur ishte afati i parë për të realizuar këtë numërim të ri, ky proces është shtyrë disa herë për arsye të ndryshme. Do të jenë 3,400 anketues që do të dalin në terren për të numëruar çdo metër tokë që mbillet, çfarë kultivohet, sipërfaqja e fermave bujqësore, makineritë që përdoren e deri tek të punësuarit në këtë sektor. SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: Lantona Sado censi i bujqesise Instat buxheti 2027 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
