Lajme Zone
Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të arrestuarve
EkonomiTop Channel

Ekskluzive/ Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të arrestuarve

Top Channel siguron pamjet ekskluzive të sulmeve që banda e Klodian Carës ka kryer në Athinë.

Top Channel siguron pamjet ekskluzive të sulmeve që banda e Klodian Carës ka kryer në Athinë. Burime policore thanë se organizata kriminale e drejtuar prej një prej të burgosurve më të famshëm të burgjeve greke, Klodian Carës, kreu 3 sulme brenda pak muajsh për të kërcënuar pronarët e bizneseve të cilët refuzuan ti japin gjobë.

Mbas hetimeve disa mujore policia ngriti akuza ndaj Carës dhe 5 personave të tjerë të përfshirë në shantazh dhe kërcënim të pronarëve të bizneseve që nuk paguanin. 3 prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Ata u dërguan në gjykatë e cila i la në burg, ndërsa ndaj Carës pritet të shtohen edhe më shumë vitet që do të mbahet në burg.

Hetimet janë shtrirë edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë organizatë. Top Channel