Instituti I Statistikave ka kërkuar më shumë fonde nga buxheti i shtetit për vitin 2027.Gjatë dëgjesës në komisionin e Nismës Qytetare Drejtorsha e Instat Lantona Sado theksoi se duhen burime të financiare për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të shtuar stafin edhe për aktivitetin e përditshëm të këtij institucioni.
Sipas drejtores së Instat censi I bujqësisë do të realizohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm dhe për këtë nismë duhen gjithashtu më shumë burime financiare
INSTAT ka paraqitur një kërkesë buxhetore prej rreth 2,3 miliardë lekësh për vitin 2027, ndërsa, në buxhet parashikohet një alokim prej 1,8 miliardë lekësh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
