Lajme Zone
Rihapet ambasada e Danimarkës në Tiranë, Begaj: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rihapet ambasada e Danimarkës në Tiranë, Begaj: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale te Ambasadores së re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale te Ambasadores së re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.

Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadores Holmsgaard, Presidenti Begaj e cilësoi rihapjen e ambasadës daneze në Tiranë si shprehje të vullnetit të Danimarkës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri. Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe u riafirmua angazhimi i përbashkët për sigurinë Euroatlantike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ambasada e Danimarkes ne TiraneBajram Begajpresidenti i republikes