Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e shënuar gjatë mbrëmjes në selinë e Partisë Demokratike. Disa protestues hyjnë brenda selisë së PD-së
18 Tetor, 20:41 Në reagim theksohet se shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë. Protestues brenda selisë/ Deputeti i PD-së: Efektivët hodhën gaz lotsjellës, na provokuan
18 Tetor, 20:50 Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.
Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës, nënvizohet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

