Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu pak minuta pas incidentit në selinë e partisë, ku disa të rinj hynë në godinë gjatë protestës dhe efektivët hodhën gaz lotsjellës.
Berisha tha për mediat se Policia dhunoi oborrin e PD-së në mënyrë kriminale.
Sipas kryedemokratit, ka skenar për të sulmuar PD-në, ndërsa shtoi se të miturit po merren në mbrojtje nga demokratët. “Në oborr ishin demokratë dhe u hodh gaz lotsjellës. Këtu në PD është një rrugë kalimi, Policia në mënyrë kriminale dhunoi oborrin e PD-së.
Hodhën sasi të mëdha të bombolave të gazit, pa pasur asnjë lloj provokimi. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, i kanë helmuar njerëzit. Edi Ramën e pret qelia e burgut. Paralajmëroj Edi Ramën se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë.
Regjimi do të dridhet, nesër është një ditë e mosbindjes civile. Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së. Edhe sikur policia të ketë qenë duke sulmuar të miturit, ne mbrojmë të miturit. Ne do i marrim në mbrojtje.
Njerëz me maska në qelinë e PD? Sot kanë maska të gjith njerëzit, për shkak të gazit. Policët sillen si lopë të çmendura ndaj protestuesve. Do qëndrojmë deri në rrëzimin e narko-shtetit”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

