Lajme Zone
Ilir Yzeiri: Komunikimi pa komunitet
PolitikëShqiptarja

Ilir Yzeiri: Komunikimi pa komunitet

Protestuesit nuk duan të dialogojnë me qeverinë dhe deri tani kanë zgjedhur rrugën e ultimatumit dhe kërkojë largimin e Ramës. Qeveria ka zgjedhur të komunikojë me të gjithë ata që kanë probleme dhe për t’i zgjidhur hallet e tyre.

Rrjetet digjitale, thotë filozofi Buyng Chul Han, i shfuqizojnë faqet e leximit. Interneti është një jo-vend. Nuk është e mundur të jetosh në të. Nëse ne do të shfletonim një faqe interneti si turistë për të parë vendin që duam të vizitojmë, ne, në fakt, shohim një jo-vend, shohim një imazh. Një shkrimtar hungarez, Peter Nadash flet për simbolikën e dardhës së fshatit dhe fshatarët që mblidhen atje, poshtë saj, çdo darkë. Ata kanë një ritual dhe tregojnë ose flasin ndonjëherë për botën. Tipari që e karakterizon atë vend është heshtja, pra, aty kemi një komunitet pa komunikim. Ndërsa epoka e sotme postmoderne karakterizohet nga tepria e infomacionit dhe interneti ka zëvendësuar dardhën e vjetër. Tani gjithsecili është një autor dhe qëllimi i tij nuk është komunikimi, por perfomanca, pra vazhdimësia e informacionit. Epoka e sotme e jona karakterizohet nga komunikimi pa komunitet. Ajo që po ndodh sot te ne mund të shpjegohet edhe me këtë arsyetim, por përsëri, jo plotësisht. Në Shqipëri aktualisht janë krijuar dy entitete – protestuesit dhe qeveria. Që të dyja kanë ndërtuar një realitet paralel dhe asnjëra as tjetra nuk dëshiron të zbresë nën dardhën e egër, aty në qendër të fshatit që të krijojë komunitetin, pra të shmangë komunikimin në fillim dhe të krijojë komunitetin më pas. Protestuesit e nisën manifestimin e tyre si një revoltë për abuzimin që po bënte qeveria shqiptare me fillimet e ndërtimit të resoritit në Zvërnec. Kjo indicie e jashtme dhe reale shërbeu si shkëndijë për të vënë në lëvizje mekanizmat teknikë të algoritmit dhe sa hap e mbyll sytë, interneti u bë vendi ku nisi të gatuhej ai që u quajt « Revolucioni Flamingo ». Të gjithë kthyen kokën pas në vitin 2000 atëherë kur, siç thotë Giuliano da Empoli në librin e tij « Les ingéniers du chaos » (Gallimard, Barcelone 2026), një ekspert marketingu në Itali, Gianroberto Casalegio takoi komikun e famshëm italian Beppe Grillo dhe i propozoi atij aventurën më të madhe dhe krijimin e partisë së parë digjitale « 5 yjet », për të mos folur pastaj për Dominique Commings, drejtorin e fushatës « Brexit » apo Steve Bannon, njeriun – orkestër të populizmit amerikan. Pra të gjithë menduam se edhe në Shqipëri po lindte një lëvizje populistë sipas modelit perëndimor e frymëzuar nga urrejtja për « Udhëheqësit e Davosit » dhe nga zemërimi për të gjitha elitat politike të majta e të djathta. Në fillim manifestimi përfshiu pjesën më të madhe të elitave shqiptare brenda e jashtë, por pastaj lëvizja erdhi e u zbeh dhe sot ka mbetur gjallë vetëm ideja e fillimit, sepse komuniteti nuk arriti të krijohej kurrë. Gracka në të cilën ranë manifestuesit e « Flamingos » erdhi për shkak edhe të internetit. Performanca e tepruar në rrjetet sociale që bëhet sipas tri parimeve, fake news-eve, përqeshjes e talljes me kundërshtarin dhe kërcënimin nuk sillte domosdo edhe krijimin e një formacioni të qëndrueshëm politik, pra nuk i bashkonte protestuesit, por i përçante ata, sepse karakteristikë e performancës në rrjetet sociale është atomizimi dhe secili bëhet apo ka dëshirën të jetë i maskuar herë si një troll e herë si një avatar. LEXO EDHE:Takimet në Pogradec/ Rama: Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, ministrat çdo muaj do ndjekin drejtoritë! Socialistët: ‘Besa’ në çdo ministri, duhet reflektim (VIDEO) Kjo i bën ata që të mendojnë vetëm për performancën e tyre dhe jo për t’u bashkuar. Ndaj çdo natë në Bulevard qëllimi nuk është të tregohet se çfarë do të arrijnë protestuesit, por që secili të përformojë dhe të tregojë atë që plotëson tekstin e përgjithshëm të protestave populiste dhe që është urrejtja ndaj elitave politike të majta e të djathta, atyre që sipas zemërimit populist janë përgjegjëse për degradimin e vendit. Populistët tanë ndryshe nga ata amerikanë apo europianë e mbështesin narrativën e tyre mbi një shtyllë- atdheun dhe në disa raste, ashtu siç u vu re kohë më parë, aty u vu re edhe një ideologji e majtë radikale që ka frymëzim në ndonjë rast antiimperialist dhe antisemit që shkonte bashkë edhe me fundamentalizmin islamik. E gjithë kjo përzierje topikash i ngjiste më shumë karnavaleve të cilat, siç thotë përsëri Giuliano Da Empoli janë në zanafilllë të manifestimeve të sotme populiste. Te karnavalet ndodh përmbysja politike. Cilido mund të vishet si mbret dhe një i papunë mund të shajë mbretin. Jakobinët i ndaluan karnavalet sepse ato përqeshnin pushtetin. Edhe te ne gjatë komunizmit karanavalet ishin të ndaluara dhe në vend të tyre u futën ritualet e festave që glorifikonin pushtetin. Në anë tjetër qeveria ka zgjedhur edhe ajo rrugën digjitale për t’iu përgjigjur protestës. Kryeministri Rama mblodhi për dy ditë me radhë në Pogradec drejtuesit politikë dhe ministrat dhe në përfundim, përveç pjatës me groshë të Ulsiut, ajo që ra në sy ishte krijimi i dy platfomave që do të merrnin në shqyrtim ankesat dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Pra, protestuesit nuk duan të dialogojnë me qeverinë dhe deri tani kanë zgjedhur rrugën e ultimatumit dhe kërkojë largimin e Ramës. Qeveria ka zgjedhur të komunikojë me të gjithë ata që kanë probleme dhe për t’i zgjidhur hallet e tyre ajo do të shndërrohet në një sportel digjital ku secili paraqitet aty me profilin e tij po ashtu digjital dhe kështu në njëfarë mënyre eleminohet edhe kontakti i drjtpërdrejtë dhe administrata bëhet një algoritëm i fuqishëm. Mirëpo asnjëra palë nuk po lllogarit se Inteligjencia Artificiale, interneti dhe teknologjia nëse zëvendësojnë njeriun ato sjellin më shumë dëme se zgjidhje, sepse krijojnë një komunikim pa komunitet. Në këtë rast nga të dyja palët është mirë të mbahet parasysh shembulli i dardhës së egër dhe rikthimi te rituali i bisedimit nën të. SI.E./Shqiptarja.com TAG: pasqyre albania protestat kunder qeverise ilir yzeiri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.5 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.3% Keq 33.2% Nuk e di 12.5% Vota total: 1188 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?