Lajme Zone
Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

Në qendër të hetimeve është fillimisht Alsido Ndoi, një youtuber me origjinë nga Lezha, i cili ka shpërndarë listën e bizneseve dhe ka bërë thirrje që të masakrohen me review negative.

Kallëzimet e para kanë mbërritur pranë Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe një listë e gjatë personash janë denoncuar si shpërndarës të linkeve në rrjetet sociale ku rekomandonin review negative për bizneset, të urdhëruara nga drejtuesit e protestës në Tiranë. Tanimë është dokumentuar gjithçka që ata kanë shpërndarë si rekomandime dhe bizneset ku kanë bërë review brenda një intervali kohor. Fjala vjen, një person bën brenda minutës review në Lalëz, në Shkodër, në Sarandë, në Himarë dhe në Tiranë, çka tregon se ai po qëndron pas kompjuterit dhe kriminalizon bizneset e të tjerëve. LEXO EDHE:Mero Baze: Urrejtësit kanë emra Në qendër të hetimeve është fillimisht Alsido Ndoi, një youtuber me origjinë nga Lezha, i cili ka shpërndarë listën e bizneseve dhe ka bërë thirrje që të masakrohen me review negative. Më pas një agjenci marketingu e drejtuar nga Enea Doku, e quajtur Albanian Marketing Academy, i cili ka shpërndarë review. Më i angazhuar politikisht mbetet një kandidat për deputet i Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorrit, i quajtur Bruno Çaushaj nga Divjaka. Po ashtu, në listë hetimesh, bëhet e ditur se ka emra si Isamedin Peci, Erigon Dauti, Rudi Qerimi, Blerina Mana, Uran Bakiu, Ervin Mata, Leonard Luli, Armando Qokaj, Herald Kaloshi, Dritan Balla e shumë të tjerë. Gazeta disponon nje liste me rreth 300 persona qe jane angazhuar në këtë veprimtari kriminale. Përmes disa account-eve në Facebook, Instagram dhe TikTok, përmes një koordinimi të qartë nga drejtuesit e protestës në bulevard, shumë nga këta persona janë angazhuar duke lënë gjurmë të provueshme në sulmin ndaj bizneseve të shërbimit turistik./TemA K.B/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Alsido Ndoi Enea Doku Albanian Marketing Academy Bruno Çaushaj Isamedin Peci Erigon Dauti Rudi Qerimi Blerina Mana Uran Bakiu ervin mata Leonard Luli Armando Qokaj Herald Kaloshi Dritan Balla Komento Komente tel: 09/07/2026 23:02 Ptuuu tradhetare te qelbet. Llum i kombit. Përgjigju Mimu: 09/07/2026 23:00 Po çfare neni i kap keta? Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 63.9% Jo 31.3% Disi 4.8% Vota total: 1737 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?