Edit Xhajanka-Xheladin Draçini Pasaktësitë në një letër anonime hedhin dyshime mbi bazën e procedurës ndaj Prof. Edit Xhajankës... Tashmë është bërë rutinë që sa herë Prof. Edit Xhajanka ngre zërin për shkeljet në Universitetin e Mjekësisë, rektori Xheladin Draçinit nxjerr nga sirtari ndonjë "letër anonime" për ta goditur.
Por kësaj radhe, sipas burimeve brenda universitetit, skenari i përgatitur me ngut nga rektorati ka rrëshqitur në amatorizëm, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinën dhe besueshmërinë e dokumentit anonim që po përdoret si bazë për sulmin ndaj saj.
Burime të sigurta në UMT pohojnë për Pamfletin se Prof. Xhajanka, e vetmja zë kritike në Senatin Akademik që ka denoncuar me emër dhe dokumente shkeljet në universitet, prej vitesh ka depozituar shkresa zyrtare lidhur me mungesën e doktoraturës dhe titullit akademik të një pedagogeje në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Sipas të njëjtave burime, ajo nuk është fshehur kurrë pas letrave anonime, por ka firmosur çdo denoncim të saj. Ndërkohë, pretendohet se rektori Draçini ka reaguar vetëm ndaj ankesave anonime, ndërsa ka injoruar shkresat zyrtare.
E-mail-i i fundit i Prof. Xhajankës drejtuar stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë Dentare hedh dyshime të tjera mbi dokumentin anonim që po qarkullon në universitet. Letra, e firmosur në emër të "një grupi pedagogësh", përmban disa pasaktësi që, sipas burimeve, vënë në dyshim autenticitetin e saj. Denoncoi korrupsionin, ILDKPKI bllokon shkarkimin e Edit Xhajankës; si dështoi plani i "Tano Karidit" të Mjekësisë dhe Silvana Baras 3 Korrik, 17:57 Gabimi i parë lidhet me strukturën e fakultetit. Në letër përmendet "Departamenti i Protetikës", ndërkohë që struktura zyrtare e FMD-së është Departamenti i Ortopedisë. Burimet thonë se është e vështirë të besohet që pedagogë të atij fakulteti të mos njohin emërtimin e departamentit ku punojnë, çka ngre dyshime se dokumenti mund të mos jetë hartuar nga stafi akademik.
Një tjetër pasaktësi lidhet me Dr. Arvin Dibrën, i cili në letër cilësohet si "Kryetar i Këshillit të Etikës". Sipas dokumentacionit zyrtar të universitetit, një funksion i tillë nuk ekziston, duke shtuar dyshimet mbi saktësinë e përmbajtjes së letrës.
Sipas burimeve, këto pasaktësi tregojnë se dokumenti anonim është hartuar pa njohuri bazë mbi organizimin e fakultetit dhe po përdoret si argument për të goditur Prof. Xhajankën, e cila prej kohësh ka denoncuar publikisht korrupsionin dhe mungesën e meritokracisë në Universitetin e Mjekësisë.
ILDKPKI pezullon procesin disiplinor
Ndërkohë, zhvillimet e fundit kanë sjellë një tjetër kthesë në këtë çështje. Burime për Pamfletin bëjnë me dije se Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka pezulluar procesin disiplinor të nisur ndaj Prof. Xhajankës, ndërsa po verifikon ankesën e paraqitur prej saj. A po zbardhet prapaskena e bashkëpunimit Dracini–Bara? ILDKPKI ndalon procesin disiplinor të nisur ndaj Prof. Xhajankës
13 Korrik, 12:41 Sipas pretendimeve të saj, procedura disiplinore përbën një masë hakmarrëse për sinjalizimet që ka bërë lidhur me shkeljet në universitet. Burimet shtojnë se rasti po trajtohet në kuadër të mbrojtjes së sinjalizuesve, ndërsa verifikimet janë ende në vijim.
Sipas burimeve të cituara, këto zhvillime forcojnë dyshimet se rektori Draçini ka ndjekur standarde të ndryshme në trajtimin e denoncimeve.
Nga njëra anë, pretendohet se shkresat zyrtare të firmosura dhe të shoqëruara me dokumente nuk kanë marrë përgjigje, ndërsa nga ana tjetër, letrat anonime janë trajtuar me shpejtësi dhe janë përdorur si bazë për procedura disiplinore. /Pamfleti Urdhri i Xheladin Draçinit
mjekesia xhajanka darcini whatsapp image 2026 07 25 at 155541 whatsapp image 2026 07 25 at 155619 whatsapp image 2026 07 25 at 155643 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro 24 Korrik 2026, 11:5411:54Dosja e zezë Nuk kanë fund haraçet që po paguan Edi Rama për Erdoganin: Sulltani sjell bankën shtetërore turke në Tiranë 23 Korrik 2026, 09:0809:08Dosja e zezë SPAK zbarkon në AZHT dhe KKT, dosja "Aruba" çon hetuesit te lejet e kullave dhe investimet strategjike 22 Korrik 2026, 15:5715:57Dosja e zezë SPAK-u nën survejim, kompania 'G37 Chambers', kliente e Ramës lexon dosjet e hetuesve, 11.2 milionë euro për 'konsulencë' pa garë 22 Korrik 2026, 11:1411:14Dosja e zezë Pasi i vuri në dispozicion policinë, Rama mbron Bashkim Ulajn dhe mashtron hapur për dosjen e Rrjollit 21 Korrik 2026, 17:2817:28Dosja e zezë Pse po vonon Edi Rama të ‘reflektojë’ ndaj protestës: me kë po negocion Kryeministri? 20 Korrik 2026, 15:1015:10Dosja e zezë

