Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeverisës, ku përmendi edhe dokumentin e “Besës”. Rama jep “Besën” për qeverisjen në mandatin e katërt
24 Korrik, 14:44 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se Ramës nuk i jepet besa, ndër sa hedh akuza se ai drejton një qeveri të keqe, që siç theksoi, nuk u duhet qytetarëve shqitparë.
Reagimi i plotë:
A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.
Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.
Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.
Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!/CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

